• |
ide | kryesore

Mjeku i Malësisë së Madhe i nxjerr bojën Encës

Arkiva, Paparazzi
image.png



Ai njihet si i papërmbajtshëm kur vjen puna për të thumbuar personazhe të skenës. Por Valeri i Big Brother nuk është kursyer as për festa, kur përmes një fotoje në facebook, deshi të demaskojë këngëtaren e famshme për ndërhyrjet me ‘photoshop’.
E ftuar për një shfaqje në Shkodër mbrëmjen e 30 dhjetorit, Enca Haxhia ka rënë prè e talljes së mjekut të Malësisë së Madhe i cili postoi një foto krejt ndryshe nga ajo që vetë 20-vjeçarja publikoi për fansat në IG.
“Encaaaaaa , me ne fund nje foto pa fotoshop liveeeee tani , mos e ki problem”, shkruan Valer Kolnikaj në foton që duket se e nxjerr zbuluar këngëtaren e re.