• |
ide | kryesore

Ngjarjet kryesore të parashikuara në botë për vitin 2016

Arkiva, Planet
sdgdgdfhd.JPG



Zgjedhjet presidenciale në SHBA si dhe Lojërat Olimpike të Rio de Zheneiros dhe kampionati Evropian i futbollit bëjnë pjesë në ngjarjet kryesore për vitin 2016. 
Janar
3 – Buenos Aires (Argjentinë): Fillon rallye Dakar 2016. Mbërritja më 16 janar në Rosario (Argjentinë).
11 – Palma De Majorka (Spanjë): Fillon procesi gjyqësor për çështjen e ashtuquajtur Noos, ku do të dëshmojë princesha Cristina, motra e mbretit të Spanjës dhe bashkëshorti i saj.
16 – Taipei (Tajvan): Zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.
24 – Portugali: Zgjedhje presidenciale.
28 – Hagë/CPI: Fillon procesi për ish-presidentin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo dhe ish-kreun e milicisë Charles Ble Goude për krime kundër njerëzimit.
Hanoi (Vietnam): Kongresi i 12-të i Partisë Komuniste vietnameze, ku do të zgjidhet dhe një drejtues i ri.
Shkurt
4 – Londër (Britani): Konferencë humanitare për refugjatët sirianë, me pjesëmarrjen e kryeministrit britanik, David Cameron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
12- Meksiko (Meksikë): Vizitë e Papa Françeskut.
18-19 – Bruksel/BE: Samit i Këshillit Evropian që do të shqyrtojë ndryshimin e kushteve të përkatësisë së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
18 – Uganda: Zgjedhje presidenciale. Presidenti, Yoweri Museveni, në këtë post që prej 30 vitesh, është më favorit.
21 – Nigeri:  Zgjedhje presidenciale dhe legjislative.
26 – IRAN – Zgjedhje legjislative.
26 – ZYRIH (Zvicër) – Zgjedhje për presidencën e FIFA-s.
28 – BENIN – Zgjedhje presidenciale.
Mars
1 – SHBA – Super e Marta: Nëntë shtete si dhe Teksasi zgjedhin të deleguarit e tyre në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.
5 – SLLOVAKI – Zgjedhje legjislative.
BAIKONUR (Kazakistan) – Lëshimi i sondës ruso-evropiane ExoMars 2016 që do të transportojë një satelit të vogël të quajtur Schiaparelli. Mbërritja e parashikuar në muajin tetor pranë Marsit.
Prill
10: PERU – Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
13 – KORE E JUGUT – Zgjedhje legjislative.
16 – KUBË – Kongresi i Partisë Komuniste.
24 – MAQEDONI – Zgjedhje legjislative.
Maj
5 – LONDËR – Zgjedhja e kryetarit të ri të Bashkisë.
– IRLANDA E VERIUT/SKOCI/WELLS – Zgjedhje rajonale.
9 – FILIPINE – Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
16-19 – KOPENHAGEN – Konferencë botërore “Women Deliver” për shëndetin, të drejtat dhe mirëqënien e grave me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara.
26 – JAPONI – Samiti i G7-s.
KORE E VERIUT – Kongresi i parë i Partisë së Punëtorëve.
Qershor
10 – FRANCË – Euro-2016 e futbollit (deri më 10 korrik).
ISLANDË – Zgjedhje presidenciale.
Korrik
8-9 – VARSHAVË – Samit i NATO-s.
18-21 – CLEVELAND (SHBA) – Konventa e Republikanëve për të zgjedhur kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale.
25-28 – FILADELFIA (SHBA) – Konventa e demokratëve për të zgjehdur kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale.
25-31 – KRAKOVI (Poloni) – Dita botërore e rinisë me Papa Françeskun.
Gusht
5-21 – RIO DE ZHANEIRO – Lojërat olimpike.
Shtator
4-5 – HANGZHOU (Kinë) – Samiti i G20-s.
18 – RUSI – Zgjedhje legjislative.
26 – SHBA – Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve të zgjedhur për presidencialet. Dy debatet e tjera do të zhvillohen më 9 dhe 19 tetor.
MAROK – Zgjedhjet legjislative.
HONG KONG – Zgjedhje në këshillin legjislativ.
Tetor
23-30 – BULLGARI – Zgjedhje presidenciale.
Nëntor
2 – NIKARAGUA- Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
7-18 – MARRAKECH (Marok) – Konferenca për klimën COP-22.
8 – SHBA: Zgjedhje presidenciale.
RUMANI – Zgjedhje legjislative.
Dhjetor
1 – GAMBIE – Zgjedhje presidenciale.
4-17 – KANKUN (Meksikë) – Konferencë e OKB-së për biodiversitetin
 
/Atsh/