• |
ide | kryesore

Skandal në Bruksel/ 10 policë orgji në komisariat gjatë shtetrrethimit

Arkiva, Planet
hqdefault.jpg



Në orët kur Brukseli po jetonte në shtetrrethim për shkak të alarmit nga terrorizmi për shkak të masakrës së 13 nëntorit në Paris, 10 policë belgë gjetën kohën të kënaqeshin pak pas lajmeve të rënda të atyre ditëve duke organizuar një orgji. Gjithçka ka ndodhur në stacionin e policisë së Ganshoren, pak më në veri të lagjes Molenbeek, e njohur si “kryeqyteti” i xhihadistëve. Është një lajm gati surreal që ka përfshirë këto ditë gazetat belge. “La Dernière Heure” dhe “De Standaard” shkruajnë se është hapur një hetim për 8 policë dhe 2 police, citon lapsi.al. Për dy javë stacioni i policisë u shndërrua në një vend ku flinin forca të shumta policie për shkak të gjendjes së alarmit. Por ndërsa restorantet, dyqanet, muzetë dhe shkollat ishin mbyllur, policët kishin gjetur një tjetër mënyrë për tu kënaqur./lapsi.al/