• |
ide | kryesore

Transeksuali Edona James pranon marrëdhëniet intime me personazhe të njohur në Kosovë

Arkiva, Paparazzi
ArJV6f3lmnh8ftGFY0f3SpILACn6lNozqwhvWepvGCFP.jpg



Jeta e shqiptares së parë që ka ndryshuar gjininë, Edona James, nuk është aspak e zakonshme. E aq më pak si jeta e një shqiptareje që jeton në Kosovë. Ajo është e mbushur me ndryshime, emocione, skandale e spektakël.

Qëkur kishte ndryshuar gjininë para disa viteve, Edona ka nisur të jetësojë ëndrrën e saj duke bërë gjithçka që kishte fantazuar me vite të tëra. Puna si eskortë i ofroi asaj luksin e nevojshëm, ndërsa karakteri që ka ia plotësoi atë me famën nëpër televizionet dhe revistat gjermane e jo vetëm.

Në një intervistë për gazetën Zëri, Edona ka folur për arsyet pse kishte ndryshuar gjininë, jetën e saj si eskortë, milionat e fituar, karrierën muzikore, dëshirën për të kënduar në shqip dhe në fund por jo më pak e rëndësishme ëndrrën për të përfaqësuar Kosovën në Eurovizion. Një nga deklaratat më interesante të saj, është se transeksuali ka pohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale edhe me fytyra publike në Kosovë.

edona1a

edona1