Kush e ka lexuar librin "Gjuetari i Balonave" të Khaleid Hosseini ka parë se si autori flet për një tjetër Afganistan nga ai që na kanë ofruar në dekadën e fundit pamjet që vijnë nga vendi i shkatërruar prej konflikti të gjatë me talebanët dhe Al – Kaedën. Afganistani i viteve '60 – '70 ka qenë një vend që po njihte lulëzimin e tij. Këto foto të bëra në vitin 1967 nga William Podlich tregojnë se qytetarët e Kabulit visheshin si perëndimorët, përdornin makina moderne të kohës, se si kryeqyteti kishte parqe të gjelbërt, ishte i qetë dhe një vend ku siguria nuk ishte në diskutim as për vendasit e as për pushuesit e huaj, të shumtë në numër, të cilët tërhiqeshin nga vende të njohura historike apo nga peisazhi i papërsëritshëm që ofron zona malore në kufi me Pakistanin. Lapsi.al ju sjell galerinë e fotove të kohës. /Lapsi.al