• |
ide | kryesore

Ja sa do të kushtojë Samsung Galaxy A9

Arkiva, Planet
telefoni-650x358.jpg



Para disa ditësh Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy A9 në Kinë.

Kompania zbuloi disa nga veçoritë e këtij telefoni, por nuk dha detaje mbi çmimin dhe datën kur do të dalë në treg. Falë një përdoruesi të Weibo-së, tani dimë edhe sa do të kushtojë ky telefon.

Në një foto të shfaqur në rrjetin social Weibo, shihet se pajisja do të kushtojë 495 dollarë.

Me këtë çmim ju mund të merrni një telefon që fuqizohet nga procesori Snapdragon 652 dhe ka ekran 6 inç (me rezolucion 1080 x 1920 pikselë) Super AMOLED. RAM-i është 3GB, ndërsa hapësira e brendshme është 32GB, por mund të zgjerohet me kartën microSD.

Telefoni ka kamerë të pasme 21 megapikselë dhe kamerë ballore 8 megapikselë. Ai fuqizohet nga një bateri me kapacitet 4,000 mAh dhe operon me sistemin Android 5.1.1 Lollipop, mund të përditësohet më vonë me sistemin v6.0 (Marshmallow)./lajmi.net/