• |
ide | kryesore

Njihuni me velinat më të reja të ekranit shqiptar

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Me rikthimin në televizion të emisionit investigativ, prezantuar nga Gentian Zenelaj dhe Saimir Kodra, është shuar dhe kurioziteti i fundit për sa i takon të rejave që do të sjellë sonte në mbrëmje “Stop”. Pasi mësuam emrin e ri, tashmë janë zbuluar dhe vajzat të cilat do të shoqërojnë në studion e Tv Klan, dyshen e prezantuesve. Alba Hoxha dhe Ensa Llaci janë velinat e reja të ekranit shqiptar të cilat vijnë nga salla e baletit të “Albi Nako Dance”. Bukuroshet, së bashku me djemtë dhe gazetarët e emisionit “Stop” do të shoqërojnë mbrëmjet e shqiptarëve nga e hëna në të premte, prej orës 20.10, në një përballje direkte me rivalin “Fiks Fare” të Top Channel.