• |
ide | kryesore

Rama kapet “mat” në Majemi. Shikon ndeshje basketbolli me Lindën

I pakategorizuar
10367171_544646292362949_6868920993066980160_n.jpg



Lapsi.al raportoi në orët e para të mëngjesit që kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten, Lindën, ndoqën mbrëmë edhe një ndeshje basketbolli të NBA në Majemi.

Ndërkohë sot pasdite ish-kryeministri Berisha ka postuar në Facebook një foto të Ramës me Lindën, ku shihen në radhë të parë të tribunës së tifozëve. Berisha shkruan se këtë foto ia ka dërguar në inbox “qytetari dixhital.

Nga raportimet e mediave amerikane ndeshja mes Indiana Pacers dhe Miami Heat u ndërpre për 30 minuta për shkak të një problemi me ndriçimin.

Një ters me dritat që Rama e mori me vete edhe në SHBA, në vizitën që po bën tek disa miq që e kanë ftuar për një sebep familjar, bashkë me bashkëshorten.

Në sqarimin e dhënë nga Kryeministria dy ditë më parë u tha se Rama ishte në Majemi me ftesë të miqve të tij dhe jo me pushime, por pa sqaruar se kush i paguan shpenzimet e udhëtimit të tij. Kujtojmë gjithashtu që biletat në radhën e parë të tribunës janë nga më të kushtueshmet për një ndeshje të NBA. /LAPSI.AL/