• |
ide | kryesore

Profili i Kim Jong Un: Stalinisti i fundit që po tremb botën

Arkiva, Planet
jong-1024x683.jpg



Në moshën 33-vjeçare, diktatori i Koresë së Veriut i dhuroi vetes një bombë. Kim Jong Un është shefi më i ri i shtetit në planet, me një fytyrë fëminore, që nesër feston ditëlindjen e 33-të.

Shumë pak njerëz e njihnin më parë, deri sa në 18 dhjetorin e 2011 kur i ati ndërroi jetë, tiran ashtu si edhe gjyshi, u bë “Pasuesi i Madh” të vendit aziatik që ka ngecur në stalinizmin më të keq të mundshëm.

Para rishfaqjes së tij në 2011 ai ishte fotografuar vetëm një herë në moshën 11-vjeçare në një foto bardhezi.

Dhe më pas asgjë, derisa u rishfaq për të marrë drejtimin e shtetit.

Ai ishte quajtur “djali pa fytyrë i diktatorit”, për shkak se nuk shfaqej kurrë.

“Pasuesi i Madh”, Kim jong Un, studoi në Zvicër në shkollën ndërkombëtare të Bernës.

Aty studioi me emrin fals Pak Chol.

Sipas kuzhinierit të familjes, Kim flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht dhe fërngjisht.

Shokët e shkollës e kujtojnë për pasionin e tij për basketbollin.

Idhulli i tij ishte Michael Jordan dhe ndiqte rregullisht NBA në tv.

Në 2013, kur kishte dy vjet që kishte marrë pushtetin, ftoi në Korenë e Veriut Deniss Rodman, basketbollistin e njohur amerikan dhe shkrepën një foto të publikuar botërisht.

Gjatë studimeve në Zvicër diktatori i ardhshëm pëlqente të bënte ski, të pikturonte dhe të shikonte filma, kryesisht të Jean Claude Van Damme.

Sapo u rikthye në atdhe mori dy diploma të tjera dhe një vit para  vdekjes së të atiti mori gradën ushtarake gjeneral.

Fillimisht u konsiderua një diktator-fëmijë, por koha tregoi që ai është më i pamëshirshëm se i ati.

Xhaxhai Jang Song Thaek që mendonte ta kontrollonte, u ekzekutua duke u cilësuar si “jashtëqitja e partisë”.

Me urdhër të Kim ai u mbll në një qeli dhe u copëtua nga disa qenër rrugësh.

Ekzekutimet e Kim Jong Un kanë qenë të ndryshme dhe nga më makabret.

Ai ekzekutoi vitine  kaluar ministrin e Mborjtjes Hyon Yong Chol pasi e zuri gjumi gjatë një fjalimi të diktatorit dhe për shkak se kundërshtonte shpesh diktatorin.

I gjatë 1 metër e 75 cm, dukshëm mbi peshë, diktatori bullafiq vuan nga diabeti dhe është i apasionuar pas alkoolit.

Përveç bombës bërthamore është dalluar për shumë ide të çmendura.

“Pasuesi i Madh” është zgjedhur për të pestin vit resht si “Mashkulli më elegant i Koresë së Veriut”.

Në 2012 u martua në një ceremoni sekrete, me një balerinë dhe këngëtare, me të cilën ka një vajzë.

Kim pëlqen të fotografohet kudo që është dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

Aspekti më paradoksal në fotot e tij është se ai buzëqesh gjithmonë, ndërsa fëmiëjt apo femrat pranë tij qajnë nga gëzimi.

Si komandant i ushtrisë ai komandon 1 milion ushtarë dhe më shumë se aq rezervistë.

Por asnjë nga këto nuk ka shqetësuar botën sa testimi i tij i bombës me hidrogjen.

Ende nuk ka prova për vërtetësinë  e lajmit dhe SHBA po kryen verifikime.

Por nëse rezulton e vërtetë një gjë e tillë, diktatori-bullafiq mund të shndërrohet në kërcënimin më të madh në botë./tema