• |
ide | kryesore

“Çfarë ke mes këmbëve?”/ Skanimi në aeroport që alarmoi autoritetet

Arkiva, Planet
1452245091426.jpg--.jpg



Kur Shadi Petoski kaloi nëpër kontrollet e sigurisë në një aeroport në Australi, agjentët që ndodheshin përpara ekranëve të skanerit u detyruan ta ndalojnë për një kontroll më të imtësishëm. Aryseja? Në monitor u shfaq një objekt i çuditshëm mes këmbëve të Shadi Petoskit, që ishte veshur si grua. Petoski i sqaroi autoritetet se ishte transeksual dhe se objekti kishte të bëntë pikërisht me këtë fakt. Por agjentët e sigurisë e çuan deri në fund kontrollin e tyre. Zbuluan se mes këmbëve Petoski mbante një penis fals. Shoqata LGBT në Australi ka reaguar fuqishëm ndaj ndalimit të Petoskit, duke thënë se agjentët donin thjesht të bënin spektakël. Megjithatë, për Petoskin nuk ishte hera e parë që ndalohej nëpër aeroporte për të njëjtën arsye. I kishte ndodhur vitin e kaluar në Orlando, ku autoritetet kishin thirrur edhe zjarrfikësit dhe 4 policë të tjerë për përforcime, nga frika se mund të kishte eksploziv mes këmbëve. Duke shëtitur me penisin artificial nëpër këmbë, Petoski po kthehet një problem për punonjësit e sigurisë nëpër aeroporte. /Lapsi.al