• |
ide | kryesore

A doni ta ktheni dashurinë e vjetër me anë të magjisë

Arkiva, Planet
ma.jpg



Janë të shumtë ata, që tentojnë ta përtërijnë lidhjen me ish-partnerin, e në atë drejtim mund t’ju ndihmojnë ritualet e dëshmuara të magjisë së bardhë.
 
Disa persona nuk mund të pajtohen me faktin se kanë mbetur pa personin e dashur, meqë për ta, kjo nënkupton fundin e botës, për çka bien në depresion dhe e humbin vullnetin për jetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
Në momente të tilla, të vështira, mund të ndihmojnë yshtjet e magjisë së bardhë, të cilat do t’jua kthejnë sërish dashurinë e vjetër. Por, nëse nuk është shkruar që të ndodhë ajo lidhje, atëherë efekti i magjisë nuk është i gjatë.
 
Topi i kuq dhe i bardhë
 
Personat me zemër të lënduar më së vështiri e kanë gjatë natës, meqë në shtrat gjenden vetëm me mërzinë e tyre. Dhe, nuk e kanë idenë që melankolia i tërheq në një problem edhe më të madh: nëse emitojmë energji negative, atëherë ajo energji vetëm tërheqë ngjarje negative. Që të mos ndodhë një gjë e tillë, mjafton që ta bëni një ritual të thjesht, por shumë efikas.
 
Shtrihuni në shtrat dhe relaksohuni tërësisht. Përqendrohuni te frymëmarrja, e cila duhet të jetë e lehtë, me ritëm të njëtrajtshëm. Pas disa minutave përpiquni që, sa herë që ta nxirrni frymën jashtë, ta formoni ngadalë një top magjik të kuq, i cili zhduket ngadalë, e në të është mbledhur tërë energjia juaj negative. Tani paramendoni sesi para syve keni një top të bardhë, në qendër të të cilit gjendet pamja e personit tuaj të dashur.
 
Përkujtoni momentet tuaja të përbashkëta, le t’ju kaplojë një ndjenjë e lumturisë. Më pas, qetë, nga zemra, thoni: “Të lutem ma jep edhe një shans, nëse me të vërtetë më do, nëse në ty ka ende sadopak pasion”. Tani merrni fuqishëm frymë dhe paramendoni sikur topi i bardhë hyn në ju. Relaksohuni dhe mundohuni që të flini, lërjani magjisë që ta bëjë pjesën tjetër,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
Zjarri i epshit
 
Ky ritual për kthimin e dashurisë së humbur është njëri ndër më të vjetrit të magjisë së bardhë. Kërkon një angazhim më të madh dhe disa gjësende shtesë: një qiri të kuq, një thikë dhe disa gjilpëra të holla. Ky ritual duhet të bëhet derisa Hëna është në fazën e rritjes. Para se ta ndizni qiriun e kuq, lehtazi në të, me thikë, shkruajeni emrin e personit të cilin doni ta ktheni në përqafimin tuaj. Më pas, në çdo shkronjë nguleni nga një gjilpërë dhe ndizeni qiriun. Sa herë që zjarri ta prekë ndonjërën prej gjilpërave, personi i dashur do t’ju dëshirojë juve.
 
Zarfi dhe shiriti i kuq
Në kuadër të shumë ritualeve për kthimin e dashurisë së vjetër, ua tregojmë atë më të thjeshtin. Ju nevojitet një shirit i kuq, pak rozmarinë të thatë, një zarf dhe një monedhë e metaltë (sipas mundësisë, që e keni gjetur në rrugë)
 
Zgjohuni me të lindur të diellit dhe shkruajeni emrin e personit të dashur në atë copë letre dhe futeni letrën në zarf. Më pas, mbi monedhë qitni rozmarinë dhe, merrni të gjitha këto gjëra në duar, mbyllni duart dhe kthehuni nga të katër anët e botës, duke e thënë me zë emrin e personit të dashur. Pasi që ta bëni këtë, vendoseni monedhën në zarf, mbylleni zarfin, lidheni atë me një shirit të kuq dhe lëreni në një vend të fshehtë. Rozmarinën që ka mbetur hidheni në erë tri herë, duke thënë: “Kthemu, i/e dashur”.