• |
ide | kryesore

Tetë parashikime të ndërmjetësve psikikë për vitin 2016

Arkiva, Planet
vit.jpg



Parashikimet e ndërmjetësve psikikë për vitin 2016 janë sa të frikshme aq edhe shpresëdhënëse, megjithatë vërtetësia e tyre pritet të dëshmohet në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm
 
Tërmetet në Japoni
 
Sizmologët po parashikojnë që mijëra japonezë do t’i lëshojnë vendbanimet e tyre, pasi që një seri e tërmeteve të mëdha do ta shkatërrojnë regjionin verior të vendit. Tërmetet janë parashikuar të jenë të ngjashme me atë të vitit 2011, kur afro 16,000 njerëz e kishin humbur jetën dhe 6,500 të tjerë ishin lënduar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
ISIS-i do të mposhtet
 
Rabbi Matityahu Glazerson, një autor i famshëm dhe njëri nga ekspertët më të mëdhenj në deshifrimin e kodeve të Biblës, ka publikuar një video në ‘YouTube’ ka thënë që pasi që ka analizuar shkrimet në Bibël ka ardhur në përfundim që ISIS-i do të shkatërrohet gjatë vitit 2016.
 
Zgjedhjet presidenciale në SHBA
 
Hilary Clinton do ta fitojë nominimin e Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet presidenciale do të ndeshet me Jeb Bush-in, duke sjellë kështu një tjetër garë në mes të familjes Clinton dhe asaj Bush. Bazuar në rezultatet e tanishme të sondazheve, kjo gjë është e vështirë të ndodhë!
 
Unifikimi i Koresë
 
Koreja Veriore do të unifikohet me Korenë Jugore, duke krijuar kështu njërën prej fuqive më të mëdha ekonomike në rajon, ngjashëm me atë që i kishte ndodhur Gjermanisë pas unifikimit në vitin 1989. Kim Jong-un do të rrëzohet nga një trup burokratik, që do të ngopet me totalitarizmin dhe korrupsionin në vend.
 
Heqja e embargos së Kubës
 
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës tanimë veçse kanë filluar të përmirësohen dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm amerikanët do të jenë në gjendje të blejnë cigare kubane. Amerikanët do të jenë në gjendje ta vizitojnë Kubën për herë të parë në 50 vitet e fundit.
 
Pasiguria ekonomike
 
Çmimet do të vazhdojnë të rriten gjatë vitit 2016 dhe çmimi i gazit do të rritet përsëri, para se të bjerë në nivelin më të ulët, që mbahet në mend. Edhe çmimi i arit do të vazhdojë të bjerë, mirëpo e njëjta nuk mund të thuhet edhe për çmimin e argjendit, që do të rritet.
 
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia
 
Mundësitë janë shumë të mëdha që Rusia të tentojë ta pushtojë Ukrainën në tërësi, sikurse edhe vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Pra, Vladimir Putin-i, sipas këtyre parashikimeve, do të përpiqet ta ndërtojë një perandori, të ngjashme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Një dimër tejet i acartë në SHBA
 
Dimri i vitit të ardhshëm do të jetë shumë më i ftohtë dhe më brutal sesa që jemi mësuar kohëve të fundit. Pjesa qendrore dhe disa pjesë të Atlantikut të Amerikës Veriore do të përjetojnë edhe dy stuhi të akullta, të ngjashme me ato të përjetuara në vitin 2013.