• |
ide | kryesore

Daily Mail tallet me flokët e Rita Orës

Arkiva, Paparazzi
frizura.jpg



Daily Mail sot i ka kushtuar një artikull flokëve të Rita Orës. Sipas gazetes, Rita të impresionon me pamjen e saj, por të premten në mbrëmje, kur ajo kishte dalë nga hoteli në Manhattan bashkë me fotografin kontrovers, Terry Richardson, modeli i saj i flokeve ka lënë shumë për të dëshiruar

“Normalisht të impresionon me pamjen e saj. Por, Rita Ora, 25 vjeçare ka pasur një ditë të keqe me flokët, kur ka dalë në New York të premten mbrëma”, fillon artikullin Daily Mail.

Pamja e Ritës ka rënë në sy për faktin se ajo kujdeset shumë për look’un e saj, ndërsa në mbrëmjen e së premtes kur reporterët e kanë parë të dalë nga hoteli flokët i ka pasur mjaft të çrregulluara, transmeton Gazeta Express.