• |
ide | kryesore

CNN publikon videon e kapjes së “El Chapo” (video)

Arkiva, Planet
chapo.jpg



Procesi për ekstradimin e Joaquin Guzman apo “El Chapo” nga Meksika drejt SHBA-ve mund të zgjasë më shumë se një vit. Kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet meksikane. Për këtë janë informuar edhe avokatët e narktrafikantit pas akuzave të ngritura nga SHBA për trafik lëndësh narkotike. Megjithatë mes apelimeve të vazhdueshme kjo procedurë mund të shkojë më shumë se 7 vjet. Avokatët kanë thënë se do të bëjnë një betejë të fortë që Guzman të mos shkojë në SHBA pasi aty mund të dënohet edhe me vdekje. Ndërsa autoritetet meksikane i druhen një arratisjeje tjetër. Ndërkohë janë publikuar nga CNN pamje të momenteve të arrestimit të “El Chapo”. Në të marrin pjesë edhe marina amerikanë ndërsa u vranë aty dy truproja të narkotrafikantit./lapsi.al/