• |
ide | kryesore

Gruaja që mori mesazhin nga babai i vdekur nëpërmjet ‘engjëllit mbrojtës’

Arkiva, Planet
fo.jpg



Një nënë beson që ka marrë një dhuratë të veçantë Krishtlindjesh nga babai i saj i vdekur, kur një ‘engjëll mbrojtës’ ishte paraqitur në qiell.
 
Sherrie Abbott kishte qenë duke vozitur në autostradë, duke shkuar tek shtëpia e motrës së saj, kur kishte vërejtur një formë të çuditshme në qiellin e hapur. Dyzetvjeçarja, vajza e së cilës kishte nxjerrë në fotografi të resë që e kishte marrë këtë formë, beson që forma e krahëve kishte qenë një mesazh festiv nga babai i saj Colin Abbott, që ka vdekur njëzet vjet më parë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
“Ka qenë mahnitëse. Ka qenë një engjëll, që më është dërguar dhe asgjë tjetër. Kjo ka qenë një shenjë për të më treguar që gjithçka është në rregull”, ka thënë ajo, duke iu referuar kësaj fotografie.