• |
ide | kryesore

Salsano Rrapi bëhet baba

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Aktori i humorit, njëkohësisht prezantuesi i varietesë Portokalli është bërë për herë të parë baba. Mësohet se të dielën, partnerja e tij po ashtu aktore, Eriona Kakeli, ka sjellë në jetë një vajzë. Për momentin nuk bëhet i ditur emri me të cilin çifti kanë vendosur ta quajnë beben e porsalindur. Salsano dhe Eriona, kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie dhe bashkëjetojnë. Edhe pse ende nuk kanë bërë martesë me celebrim, ata kanë jetuar marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së kameras.