• |
ide | kryesore

A do të arrestohet Genta Ismajli pas kësaj foto?

Arkiva, Paparazzi
gennta.jpg



Mediat në Kosovë po raportojnë për rrezikun që i kanoset këngëtares së njohur Genta Ismajli, pas një fotografie të publikuar, ku ajo shfaqet duke i drejtuar kameras dy pistoleta. Sipas shkrimeve në portalet kosovare, Genta Ismajli mund të kthehet në objekt hetimi për Policinë sepse sipas tyre, “të postosh fotografi me armë në rrjetet sociale përbën shkelje ligjore. Për këtë dje njësiti policor ka identifikuar tre të dyshuar meshkuj me armë në dorë përmes rrjetit social Facebook. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisje në shtëpinë e tyre dhe janë konfiskuar tri pushkë gjuetie të ndryshme, dy me leje të vlefshme, ndërsa njëra me leje të skaduar.”

Sipas këtij arsyetimi, mediat kosovare njoftojnë procedure të njejtë edhe për këngëtaren Genta Ismajli, e cila duket se nuk e kishte llogaritur këtë pjesë.