• |
ide | kryesore

Kosovari që talli portalet shqiptare: E vërteta për Hajdar K!

Arkiva, Pikante
9f51763a66a933259c5b8e1b36f4aa60.jpg



Ilaz Hysaj jeton prej 25 vitesh në Francë. Thotë se ka studiuar angiologji, mjekësi vaskulare. “Kohë të gjatë merrem me hulumtime klinike. Merrem edhe me shkrime letrare, tregime, poezi, analiza dhe ese” shkruan Hysaj në profilin e tij në Facebook. Por një shkrim satirik, i shkruar me mjeshtëri dhe humor të hollë duket se do të mbetet shkrimi i tij më i lexuar.

Historia e stërgjyshes së Mark Zuckerberg dhe Hajdar K. Shtimes, të cilën portalet shqiptare e servirën sit ë vërtetë për lexuesit e tyre. Ishin gati 30 portale me mbi 150 mijë klikime, shkruan Ilaz Hysaj në një status të tij në Facebook, që nuk e kuptuan se bëhej fjalë për një trillim.

Një test që tregoi jo vetëm dobësinë tonë për të “shqiptarizuar” njerëzit e famshëm nga e gjithë bota, por edhe një provë e nxitimit të medias online për të arritur tek klikimet.  

E vërteta është që letra e Mark Zuckerberg ishte një lojë e Ilaz Hysajt.

“Pikërisht qëllimi i satirës sime ishte të thumboja shqiptarët që besojnë në gënjeshtrën, në mrekullinë dhe që ëndërrojnë se çdo njeri i madh mund të jetë shqiptar. Unë kam dhënë elemente që të kuptohet që është një trill. Në vend të “Washington Post”, unë kam shkruar “Washington port” se sepse nuk dua të manipulojë me burimet. Po ashtu shkruaj “Le mode” për gazetën “Le Monde” dhe “Charlie et Heddo” për “Charlie Hebdo”. Në këtë shkrim thuhet se personazhet kanë lëvizur me një makinë në vitin 1853? ndërkohë që makina është zbuluar 50 vjet më vonë dhe flitet për një përkthyese grua shqiptare në kohë të Turqisë. Të gjitha këto i “hëngrën” jo më pak se 30 media shqiptare me mbi 150000 pëlqime dhe klikime të panumërta” ka thënë Ilaz Hysaj në një intervistë për Anabel.

A ju shqetëson më tepër ky fenomen i gazetarisë shqiptare që mund të përhapet çdo gjë si e vërtetë?

Ky ishte një test që çdo gjë mund të përgatitet përmes mediave tona që nuk kanë kod të profesionit dhe nuk e shikojnë burimin nga vjen informacioni, nuk e analizojnë nëse është i vërtetë apo jo, por bëjnë garë se kush e përhap më shpejt lajmin për të fituar klikime,” 

A u përpoqe ta ndaloje përhapjen e këtij lajmi?

“Nuk u përpoqa që ta ndaloj, madje dy shkrimet e fundit i vazhdova me qëllim për të parë se deri ku shkon çmenduria mediatike shqiptare. Dy të parat i bëra vetëm për miqtë e mi dhe portalet i morën pa më pyetur. Ato kishin një qëllim edukativ dhe një mesazh të qartë. Unë jam në rregull me normat morale dhe profesionale.”

Ne Francën ku jeton, a mendon se do të mund të ndodhte e njëjta gjë me mediat online?

Këto shkrime publikohen por vetëm  në portale apo gazeta satirike dhe aty nuk ka asnjë kufi dhe “mund të tallesh edhe me zotin”/ Anabel