• |
ide | kryesore

Cfarë bën Floriana Garo në Dubai?

Arkiva, Paparazzi
image (88).jpeg



Moderatorja e "Jo Vetëm Modë" nuk e ka duruar dot dimrin e Shqipërisë dhe ka shtegëtuar në vendet e ngrohta. E njohur për pasionin që ka për udhëtimet, Floriana Garo ka treguar së fundi se ndodhet në Dubai. Me gjasë, më e lirë nga impenjimet personale, që pas ndarjes me Tedin në fundin e verës së shkuar, prezantuesja e ëmbël duket se i ka dhënë vetes disa ditë pushimi. 

Ish-miss Albania ka ndarë me ndjekësit në IG disa foto ku duket se po kalon mbrëmje interesante në ekspozita, por akoma nuk kemi parë ndonjë pozë nga plazhi, ku siç dihet është aq i frekuentuar nga europianët në këto muaj të ftohtë.