• |
ide | kryesore

Deputeti i bën dhuratë Merkelit një autobus me refugjatë (foto)

Arkiva, Planet
refugjatet-636x356.jpg



Kryetari i distriktit të Bavarisë, Peter Dreier, i ka nisur kancelares gjermane Angela Merkel, një autobus me 30 refugjatë në Berlin.

Politikani ka mbajtur në këtë mënyrë një premtim të dhënë gjatë muajit tetor të vitit të shkuar.

Gjatë një bisede telefonike, me Angela Merkel, ai i kishte komunikuar kancelares se do t’i dërgonte azil-kërkuesit përpara zyrës së saj, në rast se nuk do të kishte më mundësi që t’i strehonte në distriktin e tij.

Sipas raportimeve mediatike, Dreier kishte humbur edhe qetësinë gjatë bashkëbisedimit, duke folur me një ton të lartë zëri.

Nga ana tjetër, Merkel i’u përgjigj në një mënyrë më të qetë.

“Edhe nëse i kthej emigrantët në Greqi, ata do të vinë sërisht tek ty”, ishin fjalët e saj.

Megjithatë, ende nuk dihet sesi do të veprojë qeveria gjermane.

Një pjesë e polikanëve dhe e qytetarëve vendas, kanë nisur t’a kundërshtojnë ashpër strehimin e emigrantëve, ndikuar edhe nga ngjarjet e regjistruara në Këln, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Aktualisht në Gjermani ndodhen më shumë se 1.1 milionë azilkërkues./oranews/

3029DA8700000578-3399260-An_irate_politician_in_Bavaria_has_sent_a_bus_pictured_packed_wi-a-9_1452797347948 3029DA7400000578-3399260-The_refugees_were_put_on_a_coach_in_Landshut_the_southeastern_to-a-12_1452797348244 3029DA9500000578-3399260-image-a-8_1452797347938 302B8AAE00000578-3399260-Arrival_The_bus_with_refugees_is_pictured_arriving_at_the_Chance-a-10_1452797348060 302B885600000578-3399260-Local_authorities_are_stretched_both_financially_and_logisticall-a-11_1452797348086 302B8BA800000578-3399260-Merkel_is_under_increasing_pressure_to_stem_the_flow_of_migrants-a-13_1452797348280