• |
ide | kryesore

Olti Curri u tall me Tunën, por as “zogu” nuk ia lë mangut!

Arkiva, Paparazzi
image.png



Një foto e "zogut" 12 vite më parë të cilën Olti Curri e postoi në facebook, duket se ka rindezur një sherr të vjetër mes Tunës dhe blog-erit. I njohur për ironinë e shfrenuar, gazetari e quajti këngëtaren "Ibrahimoviç" duke nxjerrë në pah transformimin e saj falë operacioneve plastike. Por me sa duket, Tuna nuk e ka lënë ti shpëtojë kjo batutë therrëse e "armikut" të tij të përbetuar. Ndaj, besohet se edhe postimin e saj në IG, këngëtarja nga Shkupi ia ka adresuar pikërisht Oltit, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë. "Kurrë mos iu afro një demi nga përpara… Sikurse asnjë idioti nga ndonjë drejtim", shkruan Tuna në foton ku shihet mbi një dem.