• |
ide | kryesore

Rudina Magjistari flet për herë të parë pas lindjes

Arkiva, Paparazzi
2.jpg



Pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ardhja në jetë e vajzës së saj Mia, prezantuesja e Tv Klan ka ndarë për herë të parë me publikun përvojën e mëmësë. 

Rudina Magjistari ishte paksa e frikësuar për ushqyerjen e vajzës. Së bashku me bashkëshortin e saj Xhavit Bajrami ata kishin planifikuar edhe metoda alternative në rast se ndodheshin përballë një të papriture. Por, fatmirësisht nuk gjërat po shkojnë për mrekulli.

"Deri më tani Mia-n e kam ushqyer vetëm me qumësht gjiri dhe çdo gjë po ecën perfekt." – shpjegon për Shije-n moderatorja. "Nga frika se mos gjërat nuk shkonin ashtu siç i kisha parashikuar, m'u desh të blija një sasi të madhe shishesh me qumësht, por që kanë mbetur të gjitha të pakonsumuara në dollap." – shton duke buzëqeshur ajo.  
Rudina pohon se për veten e saj, nuk konsumon ushqime të pashëndetshme, pasi kjo për të është e vetmja mënyrë për të ardhur në formë.
"Vetë ushqyerja me gji, të shpenzon shumë kalori." – shpjegon ajo, andaj preferoj që në mëngjes të konsumoj muesli e mandej perime, supë e gatime të tjera të shëndetshme duke mënjanuar "snaks" të ndryshme pa lidhje apo ëmbëlsira." – tregon Magjistari.
Rudina ka treguar gjithmonë kujdes shumë të madh për ushqimin, që para se të bëhej nënë. Ajo ndiqte në mënyrë të rregullt  një regjim ditor të pasur më vitamina, proteina e karbohidrate, të alternuar me sportin e saj të preferuar, notin.  Edhe tani ajo nuk heq dorë nga aktivitetet sportive, pasi ka postuar disa herë foto nga shëtitjet e sa,j këtë herë me Mia-n nga liqeni artificial.
Magjistari do t`i rikthehet programit të saj në muajin shkurt me emisionin e saj të përditshëm në të njëjtin ekran. Ajo është konsideruar si moderatorja më e ëmbël e ekraneve shqiptare dhe me audiencën më të lartë në fashën e pasdites.