• |
ide | kryesore

Gazetarja Eni Vasili komenton puthjen e Ramës në studio (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
Eni-Vasili-380x290.jpg



Gazetarja Eni Vasili flet pas gjestit që kryeministri Edi Rama bëri në studion e saj, duke i puthur dorë.  Në një intervistë për revistën ‘’Elegance’’, Vasili e quan këtë veprim një shenjë respekti.

 “Thjesht si një gjest mirësjellje, një përshëndetje elegante dhe formale në shenjë respekti”, thotë Vasili.

Ndërkohë sa i përket darkës së fundvitit të organizuar nga bashkëshortja e Ramës, nëse kjo darkë kishte të bënte me gjestin e Ramës në studo, Vasili shprehet.

 “Është e vërtetë që pata një debat të tillë në prani të të gjitha kolegeve gazetare të pranishme në atë darkë, Xhunga, Tare, Milori, Basha, Kurti etj.

Shkëmbyem mendime e qëndrime me kryeministrin rreth kësaj çështjeje për përgjegjësitë e gazetarëve apo të kryeministrit në këtë kontekst.

Shpresoj që debati të ketë kontribuar në performancën e ‘’duruar’’ që kryeministri shfaqi gjatë intervistës”./LAPSI.AL/