• |
ide | kryesore

Tedi Ngjela hedh pas krahëve lidhjen me Florianën, prezanton të dashurën e re (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
tedi1.jpg



Juristi dhe biznesmeni Tedi Ngjela duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me Floriana Garon, moderatoren me të cilën u ndanë pak kohë më parë.

 

tedi

Tashmë ai është në një lidhje të re, me një vajzë me të cilën ndajnë shumë pasione, përfshirë atë për biznesin.

Ajo quhet Era dhe në kryeqytet flitet si një nga femrat më të reja të biznesit. Burime të “Bluetooth” kanë treguar se çifti është lidhur pak kohë më parë dhe janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet edhe vetë Tedi, i cili jo vetëm që ka postuar disa foto me Erën në rrjetet sociale, por edhe nuk ka nguruar të tregojë se është i dashuruar me të.

“E dua atë. Ju e kuptoni për çfarë e kam fjalën”, ka shkruar Tedi në “Instagram” përkrah fotos me bukuroshen.

Në një tjetër foto, ku shihen në një nga club-et më të njohura në Tiranë, juristi ka shkruar, “E dashuroj mënyrën sesi më shikon”, duke iu referuar kështu “flakës” së tij të re.

 

tedi1

Nga ana tjetër, edhe Era nuk ka tentuar aspak ta fshehë dashurinë e saj, duke postuar edhe ajo foto me të dashurin e ri. Kjo është hera e parë që Tedi bën deklarata dashurie në publik. Ndonëse me Florianën kishin lidhje disa vjeçare, biznesmeni rrallë herë shprehte ndjenjat e tij.

 

tedi2

Por, lidhja e re duket se e ka ndryshuar Tedin, që tashmë duket se është entuziast që të ndajë dashurinë e tij me të gjithë botën. Ndoshta biznesmeni është i bindur se më në fund ka gjetur edhe dashurinë e tij të madhe të jetës.

Sidoqoftë, burimet e “Bluetooth” kanë treguar se çifti ka vetëm pak kohë që janë lidhur dhe ende nuk kanë biseduar për hapa të rëndësishme dhe të mëdha në raportin e tyre. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që çifti shumë shpejt të nisë bashkëjetesën, madje edhe të bëjnë një fejesë zyrtare./bluetooth/