• |
ide | kryesore

Eliona Pitarka: Luaj rolin e gruas dhe të dashnores, jam seksi dhe tërheq vëmendjen

Arkiva, Paparazzi
eliona 1.JPG



I ka ndodhur të bëjë rolin e gruas dhe dashnores njëkohësisht në “Grand Hotel”, duke sjellë në ekran pa asnjë kompleks fenomenin e përhapur të femrave që bëjnë jetë të dyfishtë. Modelja Eliona Pitarka, e cila u bë e njohur në “Zjarr TV” si një nga spikeret që guxoi të jepte lajmet me xhaketën zbërthyer, është protagonistja seksi e spektaklit të humorit, ku bie në sy për format e saj të lakuara. 25-­vjeçarja modele tregon për “Panoramën” pse nuk refuzon asnjë rol, sado provokues qoftë ai.

Je pjesë e trupës së spektaklit të humorit “Grand Hotel”. Si ndihesh në rolet e femrave joshëse në ekran?
Absolutisht ndihem shumë mirë. E kam thënë dhe më herët që aktorët e trupës më bëjnë të ndihem shumë komode dhe më kanë ndihmuar.

Cila është pika më e fortë e pamjes, me cilën pjesë të fizikut identifikohesh në ekran?
Unë mundohem të kujdesem shumë për trupin tim, dhe ndihem mirë me çdo pjesë të tij. Kështu që s’do specifikoja ndonjë pjesë të trupit tim.

Të pasmet e tua bien shumë në sy gjatë spektaklit. Bën ushtrime specifike për to?
Edhe pse gjithmonë jam kujdesur për trupin tim për shkak të profesionit si modele, kam një vit tashmë që frekuentoj çdo ditë palestrën. Normalisht që ka ushtrime të ndryshme për çdo pjesë të trupit.

Të jesh seksi, të ndihmon apo të pengon për të qenë e lirshme në show dhe për të krijuar situata për të qeshur?
Të qenët seksi normalisht që tërheq vëmendjen, por unë po mundohem që të jap maksimumin tim edhe në aktrim. Por duhet të theksoj se të bësh humor, është shumë e vështirë.

Deri tani, cili ka qenë numri humoristik që të ka vënë me të vërtetë në siklet gjatë interpretimit?
Nuk mund të përmend asnjë numër, pasi thashë që të gjithë aktorët më kanë ndihmuar e më kanë bërë të ndihem shumë e lirshme e komode.

Po rolet me djemtë si shkojnë? Kush të ngacmon më shumë për fizikun e bukur dhe me forma: Erandi Sojli, Julian Deda, Albano Bogdo…?
Me të gjithë djemtë kam marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Nuk kam pasur asnjë ngacmim ose diçka të tepërt.

Ke refuzuar ndonjë rol deri tani pasi të është dukur i ekzagjeruar?
Jo, nuk kam refuzuar asnjë rol.

Ke emocione para dhe gjatë shfaqjes dhe si i menaxhon ato?
Normalisht që kam emocione, dhe mendoj që kur e bën diçka me pasion duhet të kesh gjithmonë emocione. Ndihem shumë mirë me të gjithë stafin dhe ata gjithmonë më bëjnë të ndihem mirë dhe e lirshme.

Besoj se janë shtuar të interesuarit pasi të shohin në ekran. Çfarë komplimentesh bëjnë?
Komplimentet dhe komentet nëpër rrjetet sociale janë të shumta dhe të ndryshme, sa që nuk di të veçoj ndonjë.

Ti synon kinemanë dhe për të prekur ëndrrën do të pranoje të luaje skena erotike?
Aktrimi ka qenë pasioni im që fëmijë. Paraqitja e jashtme normalisht që është bonus, por mendoj që dhe ajo ka një afat “skadence”, kështu që po mundohem të punoj maksimalisht që të mësoj dhe të jap sa më shumë për sa i përket talentit si aktore. Përsa u përket skenave erotike, nuk besoj se do të pranoja.

Ke një lidhje që të pengon, je e dashuruar?
Nuk preferoj të flas për jetën time private. Gjithmonë mendoj që “A privat life, it’s a happy life”.

Je aq karrieriste sa martesës mund t’i vije një kryq?
Normalisht si çdo femër, sado e fokusuar në karrierën e saj, besoj se e ëdërron martesën dhe fustanin e bardhë. Patjetër që është në planet e mia, por jo afatshkurtër.

Dhe si duhet të jetë partneri yt?
Ai duhet të jetë personi që më përkrah më shumë në pasionet dhe karrierën time. Duhet të më dhurojë shumë çokollata dhe të më bëjë të qesh./panorama