• |
ide | kryesore

Lajm i mirë për ata që kanë iPhone 4s/5

Arkiva, Planet
iphone-4s-2424784b.jpg



A po e përdorni ende sistemin e vjetër operativ në iPhone 4s ose 5, për shkak se brengoseni se sistemi më i ri mund ta ngadalësojë pajisjen tuaj?
 
Përditësimi më i fundit iOS 9.2.1 mund të jetë ajo çfarë keni pritur!
 
Për momentin vetëm 19% e përdoruesve të iOS përdorin iOS 8, pavarësisht faktit se çdo pajisje që ka iOS 8 mund të përmirësohet në iOS 9.
 
Por, përditësimi më i ri iOS 9.2.1 duket se nuk do të shkaktojë probleme në pajisjet tuaja më të vjetra.
 
iOS 9.2.1 është përditësimi që përdoruesit e iOS 8 e kanë pritur që një kohë të gjatë. Sipas një video të publikuar nga iAppleBytes, këto pajisje mund të përfitojnë shumë nga përmirësimi në iOS 9.2.1.
 
Nëse e përditësoni pajisjen tuaj në këtë sistem të ri, ajo nuk do të ngadalësohet, bëhet e ditr nga iAppleBytes./express/