• |
ide | kryesore

Shoqëritë sekrete, që udhëheqin botën

Arkiva, Planet
sek_1453275950-116238.jpg



Grupi Bilderberg 
 
Meshkujt më të pushtetshëm e të pasur të botës kohë më parë u mblodhën në Hotelin Bilderberg. Bëhet fjalë për një organizatë të përbërë nga më të pushtetshmit mes të cilëve politikanë, senatorë, burra dhe gra të biznesit. Ata janë, ata që kontrollojnë Ekonominë e Botës dhe shkaktarët e krizave ekonomike, ose të paktën kështu mendojnë njerëzit që besojnë se Grupi Bilderbeg qeveris këtë botë.
 
Masonët
 
Një tjetër organizatë e famshme falë Dan Broën. Ky sekt është i famshëm, duke qenë se i bën masonët si dominuesit kryesorë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, madje mendohet se filmi i Will Smith, “Hankock” si protagonist ka në të vërtetë një nga krijuesit e fondacionit John Hancock.
 
Iluminatët
 
Ose më mirë i njohur si Urdhri i Iluminatëve mbështesin kultin e syrit që sheh gjithçka, sy i vendosur edhe në kartmonedhën e një dollari. Madje mendohet se janë pikërisht iluminatët, të cilët kanë sulmuar kishën, kanë qenë përgjegjës të revolucioni francez dhe kanë një objektiv të ri: një urdhër të ri botëror.Skull & Bones (kafka dhe kocka)
 
Shoqëri sekrete me qendër në universitetin e Jeil distinktivi është një kafkë dhe dy kocka. Në fillim ishte një organizatë sekrete e përbërë kryesisht vetëm nga meshkuj, por më 1992 filluan të pranonin edhe anëtare femra brenda organizatës. Aktualisht janë lançuar dy filma që hedhin dritë për këtë shoqëri.
 
“Kryqi i trëndafiltë”
 
Kryqi i trëndafiltë në ndryshim nga shoqëritë e tjera mendojnë fuqimisht në zhvillimin e fuqive të njeriut. Sipas anëtarëve të kësaj shoqërie qeniet njerëzore mund të ndryshojnë duke ndryshuar mendimet, zakonet dhe ndjenjat.
 
Urdhri Martin-ist
 
E krijuar më 1890, është një shoqëri me karakter të fshehtë, për këtë urdhër nuk mund të flitet shumë duke qenë se informacioni ende është i pakët, megjithatë deri tani nuk është gjetur asnjë e dhënë që ky urdhër të ketë si objektiv dominimin e botës.
 
Templarët
 
Janë një urdhër murgjish ushtarakë. Në fillim jetonin vetëm me lëmoshë, quheshin fillimisht Kavalierët e Varfët të Krishtit. Si fillim betoheshin se do të mbronin rrugën për në tokën e shenjtë për pelegrinët e rinj që do të dyndeshin drejt Jeruzalemit nga Evropa pas Kryqëzatës së Parë. Megjithatë arritën të fitonin pushtet aq sa nuk paguanin taksat.
 
Paria e Sionit
 
U zbulua nga Dan Broën dhe vepra e tij “Kodi i Da Vinçit”, një tjetër shoqëri sekrete me mision të rëndësishëm për të ruajtur Gralin e Shenjtë, padyshim shoqëria me më influencë pas asaj të të pasurve.