• |
ide | kryesore

Soni Malaj flet për herë të parë për divorcin: E përjetova si tragjedi

Arkiva, Paparazzi
soni.jpg



Soni Malaj fillimisht la Spanjën për t’u vendosur për të jetuar në Itali me atë që tashmë quhet ish-bashkëshorti i saj, Mirko.  E më pas duke i munguar skena muzikore, vendosi të kthehej në Tiranë te familja e saj, duke u inkuadruar aty ku edhe kishte lënë karierën. Pak ditë më parë, në familjen e saj ajo përjetoi tragjedi, pasi babai i saj u nda nga jeta. Vdekja e babait e bëri akoma më të ndjeshme, duke e goditur tej mase.

Ja si shprehet ajo: “Viti i kaluar filloi mirë dhe thashë sa mirë do shkojë, pastaj filluan goditje pas goditje, derisa erdhi në goditjen finale… Kjo është jeta, do t’i përballosh. E mira është që ta përballojmë me një lloj reflektimi nga mbrapa dhe duhet të mos humbasim anën humane’’, tregon në këtë bisedë këngëtarja e njohur Soni Malaj, e cila pavarësisht asaj që i ka ndodhur, ka nisur punën për projektet që i ka lënë në gjysmë. ‘’Ne jemi në studio dhe normalisht projektet duheshin mbyllur vitin e kaluar. U shtynë për shkak të gjërave që ndodhën, se jam akoma e trishtuar. Do të dalin këtë vit. Por ajo që kam dashur prej kohësh, janë bashkëpunimet, më pëlqejnë shumë. Do të kem shumë bashkëpunime me miq të mi, do të bashkojmë rryma të ndryshme se është diçka më e këndëshme’’, shprehet Soni, e cila ka vendosur të flasë edhe për divorcin e saj me Mirkon:

‘’Ato që janë thënë, nuk janë të vërteta, e vërteta është se me Mirkon gëzojmë akoma respekt dhe miqësi, kemi një marrëdhënie shumë miqësore dhe vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e vajzës. Për mua ishte një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc, është një dështim shumë i madh. Për artistët lidhjet nuk janë si për personazhet e zakonshëm, ne vuajmë shumë presionin e mediave, publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, është shumë e vështirë të mbash një lidhje. Divorci erdhi kryesisht nga kulturat e kundërta, megjithatë e rëndësishme është se pavarësisht asaj që janë munduar të abuzojnë, për njëritjetrin kemi respekt maksimal. Akoma nuk kam gjetur qetësinë shpirtëror”./panorama plus/