• |
ide | kryesore

Vajza e Dr. Florit “vjedh” spektaklin e Top Channel

Arkiva, Paparazzi
landi dr flori.jpg



“Në një Javë” spektakli ku vipat sfiduan veten e tyre, në prova të guximshme e të paimagjinueshme, u mbyll mbrëmjen e së dielës me një finale ku fitues, u shpallën Hueyda Elsayed dhe Isli Islami. Por, pavarsisht çiftit që rezultoi javë pas jave më i fotuari nga klikimet në internet, surpriza e natës ishte padyshim vajza e vogël e kantautorit të ndjerë Dr. Flori, e cila bëri për vete jo vetëm publikun në sallë e atë të mediave sociale, por me sa duket, “i vodhi” vëmendjen e rëndësinë e finales edhe vetë programit të prezantuar nga Arbana Osmani.  

 

 

Kaltrina vajza e DR Florit, fillon te kendoje dhe ploteson grupin West Side Family.Emocione te forta.

Posted by Olti Curri on Sunday, January 24, 2016

Kaltrina e vogël doli papritur në skenë krah Landit, njërit prej konkurentëve, i cili kishte ftuar në performancën e fundit Mirin, anëtarin e West Side Family. Vajza e Dr. Florit emocionoi të gjithë me paraqitjen e saj si repiste, kur këndoi fjalët e tekstit të babait të saj në këngën “Mesazh”.