• |
ide | kryesore

David Beckham tregon trupin. I bën reklamë parfumit

Arkiva, Paparazzi
david-44-429x600.jpg



David Beckham, i cilësuar si një nga meshkujt më joshës ka pozuar pa bluzë në reklamën e parfumit të tij të ri për meshkuj. 40 – vjeçari ka treguar se vazhdon të jetë një prej meshkujve më të bukur, ndërsa shfaqej në formë dhe i tonifikuar.

Ish – kapiteni i Anglisë u shpreh i kënaqur për parfumin që kanë realizuar bashkë më mikun e tij Coty, parfum për të cilin ka punuar 10 vitet e fundit. Parfumi personifikon qëndrimin dhe besimin e Beckham.



Babai i katër fëmijëve, Beckham e cilësoi familjen e tij si arritjen më të madhe dhe deklaroi për “People Magazine” se gjërat në jetë i ka arritur me pasion dhe shumë punë./tvklan.al