• |
ide | kryesore

Bekim Balaj e injoroi, Einxhel Shkira hidhet në krahët e Zeqos: E dashuroj!

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Prezantuesja e INTv ka folur sërish për marrëdhënien e saj me sulmuesin Balaj, për të cilin pak kohë më parë tha se ishte fans i saj, e i kishte kërkuar autograf. Pas reagimit injorues të Bekim Balajt; "Einxhel? Kush është kjo..?", bukuroshja ka lënë të kuptohet se ata njihen shumë mirë, madje Gazeta Shqiptare shkruan se ata kanë qenë të dashur. “Shpresoj të mos i rritet hunda si e Pinokut, se do t’i duhet ta rregulloj prapë pastaj”, është shprehur moderatorja seksi. E në fakt, ajo pranon të rrëfejë edhe bisedën në privatë me Bekimin. “Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s’kam bërë e as nuk kam thënë asgjë. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen”, është shprehur Einxhel Shkira. Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë është folur për diçka më shumë rreth moderatores dhe Drini Zeqos. Megjithatë, gjatë reagimit të saj për “Gazetën Shqiptare”, Einxhel habit teksa flet për Drinin. “E dua shumë atë djalë, është mashkulli më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë”, përfundon ajo, duke lënë të nënkuptohet se mes dy të rinjve realisht ka diçka. Por a është kjo lidhje më shumë sesa miqësi? Për këtë duhet të presim që njëri nga të dy të na e konfirmojë.