• |
ide | kryesore

Çfarë ngjyre ka Dielli?

Arkiva, Planet
di_1453801630-7288675.jpg



Zakonisht mendojmë se Dielli është i verdhë, i portokalltë, apo i kuq. Por, a jeni të sigurt se kjo është e vërtetë?
 
Ylberi rrjedh nga drita e Diellit, vetëm që në rastin e ylberit, ngjyrat janë të ndara qartazi. Çdo ngjyrë në të (e kuqja, e portokallta, e verdha, e gjelbra, e kaltra dhe ngjyra vjollcë) ka gjatësi të ndryshme valore – e kuqja më e gjata, e kaltra më e shkurta. Mënyra se si e shohim Diellin, ka të bëjë edhe me kulturën.
 
P.sh. në Japoni fëmijët e ngjyrosin Diellin me të kuqe, kurse në SHBA, sikur te ne, me të verdhë.
 
Të gjitha format e dritës dhe të energjisë i takojnë një fenomeni: spektrit elektromagnetik. Sytë tanë mund ta shohin vetëm një sasi të vogël të energjisë, të cilën e quajmë dritë të dukshme.
 
Radiovalët, mikrovalët dhe rrezet gama kanë gjatësi të ndryshme valore, por i takojnë fenomenit të njëjtë.
 
Shkencëtarët mendojnë se Dielli është – i bardhë. Profesori i Oksfordit Stephen R. Vilk, mendon se kjo është mëse e sigurt. Ju çka mendoni?