• |
ide | kryesore

Mediat kosovare tallen me reperin: Marina ia bën letrat Getit

Arkiva, Paparazzi
geti express.JPG



Marrëdhënia e prezantueses bjonde të “Proçesi Sportiv”, Marina Vjollca dhe këngëtarit nga Prishtina, Getoar Selimi, vazhdon të komentohet në mediat sociale. Bashkëjetesa e tyre në Tiranë është vënë së fundi në qendër të vëmendjes, sidomos pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, nga reperi i Babastars.

Titulli që portali express i Kosovës përcjell lajmin për lexuesit e tij duket se thumbon artistin, a thua se Geti është ndonjë makinë, tashmë e lagalizuar me letra. Këngëtari postoi kartën e identitetit, ku shkruan: “Falënderoj Presidentin dhe Republikën e Shqipërisë për këtë pasaportë kaq të bukur me Shqiponjën tonë, që e kam ëndërruar ta kem edhe në pasaportën e Kosovës”.

A qëndron vërtetë Marina pas kësaj ëndrre të bërë realitet?