• |
ide | kryesore

Afera CEZ/ Kush po e lufton Metën në SHBA?

I pakategorizuar
IMG_20160128_110919.jpg



Zëri i Amerikës nuk i ka lënë të gëzohen gjatë idhtarët e Ilir Metës, që bërtitën fitore pas reagimit të studios Clifford Chance, e cila deklaroi publikisht se nuk dispononte fakte per implikimin e Ilir Metës në aferën DIA CEZ.

Por sapo kjo studio nxorri deklaratën e fundit (e cila me sa duket ashtu sikurse i nxorri me mitarimin e njerëzve të Ramës, po ashtu edhe i përgënjeshtroi thëniet e saj pas presioneve që Meta i bëri shefit të qeverisë) menjëhere Zëri i Amerikës iu drejtua agjensisë BIRN për ta përgënjeshtruar.

"Ne mund t’iu sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë”, shkruhej në letrën e studios avokatore dërguar ministrit Gjiknuri. Por e pyetur nga Uashingtoni, BIRN u përgjigj flakë për flakë: “BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ- DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç. Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”, thuhet në reagimin e BIRN për Zërin e Amerikës. Dhe pas kësaj loje me shumë të panjohura, ku Rama po mundohet të fshehë dorën e gurit që lëshoi vetë, të vetmit që nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Metës janë disa qarqe në Uashington. Ilir Metës iu shkatërrua vizita në SHBA pas një interviste në vOA, ambasadori Lu nuk pushon së lëshuari shigjeta ndaj tij dhe në fund edhe letrën e ndershmërise për aferën CEZ ia relativizuan po nga Amerika.

Atëherë pyetja është: kush po e lufton Ilir Metën përtej Atlantikut?