• |
ide | kryesore

Altin Basha: “Teatri Kombëtar, Pandi, Çuli dhe Mirela”

Arkiva, Blog
altin basha.jpg



Pas ndodhisë së shëmtuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku drejtori i institucionit u bë protagonist i një sherri me një gazetar kulture ose një spektator të “padisiplinuar”, qarkullojnë disa versione të ngjarjes. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të nënvizohet se konflikti mes Çulit dhe gazetarit Eni Shehu nis qysh prej shfaqjes “Vdekja e Maratit” me regji të Arben Kumbaros. Në atë kohë, Eni Shehu pati denoncuar audicionet formale, të cilat Çuli i prezantoi si risi të reformës së tij. Pyetjes së Eni Shehut në konferencën e shtypit për audicionet, Çuli i ishte përgjigjur: A do ndonjë vizë? Duke nënkuptuar se gazetari ishte i droguar dhe nuk duhej marrë seriozisht. Veset e “pretenduara” për Enin dhe veset e “pranuara” të Çulit, sigurisht që nuk janë virtyte, por në rastin e Enit rëndësi ka lajmi, i cili është plotësisht i vërtetë. Audicionet në Teatrin Kombëtar janë fasadë. Bashkë me zhurmën mediatike të kësaj historie është ngritur pyetja: Pse drejtori i TK-së duhet të merret me spektatorët e “padisiplinuar”? Kjo pyetje ka një përgjigje që lidhet me ditët e para të punës së Çulit si drejtor dhe aplikimin e ideve të tij për reformën e TK-së.

Prej se është krijuar TK-ja, në listën e punonjësve ka ekzistuar një pozicion pune: përgjegjës salle. Personi i punësuar në këtë pozicion kishte si detyrë menaxhimin e spektatorëve dhe nevojave të tyre, sistemimin në ulëse, sjelljen e tyre gjatë shfaqjes, orientimin nëpër lozha etj. Prej shumë vitesh në këtë pozicion punonte Pandi Toçe. Ky emër është i njohur për qytetarët e Ti- ranës, pasi Pandi Toçe vdiq verën e kaluar teksa i shpëtoi jetën një adoleshenti te Liqeni Artificial. Vdekja e tij, përveç tronditjes që i shkaktoi familjes dhe të afërmve, u kujtoi shqiptarëve se në këtë vend mund të vdesësh edhe duke dhënë jetën për të shpëtuar një jetë. Pakkush e di se Pandi në atë kohë ishte i papunë, sepse Çuli e pushoi, me pretekstin se në TK ishte i punësuar edhe vëllai i tij, aktori Vangjel Toçe. Arsye qesharake, por shkak i mjaftueshëm që të pushohej nga puna një kryefamiljar, një burrë në moshë dhe në fund një prind.

Kështu Çuli e nisi reformën në TK duke pushuar “përgjegjësin e sallës”, njeriun që duhej të merrej edhe me spektatorët e “padisiplinuar”. Kur ndodhi kjo, shumë artistë shprehën pakënaqësinë e tyre, sepse Pandi nuk dukej se ishte ndonjë pengesë serioze për reformën e Çulit. Në atë kohë MK-ja kërkonte shkurtime në TK dhe që Çuli të tregonte operativitet, nisi nga Pandi dhe e pasoi reformën e tij me dy-tri pushime aktorësh nga puna. Këta të fundit, pasi i fituan gjyqet, do t’i marrin TK-së një dëmshpërblim sa gjysma e buxhetit vjetor për produksione të TK- së, por kjo është një histori tjetër “suksesi” e Çulit dhe e reformës së tij. Duke u kthyer te historia e Pandit, sot them se askush nuk mund ta pa- rashikonte se Çuli në atë kohë, përveç reformës dhe pozicionit të drejtorit, paska pasur ambicie të punonte si “përgjegjës salle” në TK. Kjo gjë nuk duhet të na habisë. Çuli në fakt punon në tri vende pune (aktor, drejtor dhe regjisor) dhe natyrshëm mund të punojë edhe si “përgjegjës salle”. Mesa duket këtë frymë e ka përhapur në institucion përderisa asistenti i tij, i cili është aktor, por punon part-time edhe si truprojë.

Të nesërmen e ngjarjes, Mirela (ministre Kulture) në një reagim të saj na kujtonte të shkonim në teatër dhe se duhej të ishim mirëkuptues dhe mbështetës ndaj artistëve, se ata punojnë në kushte të vështira. Ky apel është realisht ajo që një ministër Kulture duhet të bëjë, mbështetja e artistëve. Por jo vetëm në “Facebook”. Nuk është çështja ta thotë, por dhe të veprojë. E thënë kjo nga Mirela tingëllon pak ironike. Po bëhem më konkret.

Me reformën e Çulit të vulosur nga Mirela, artistëve të TK-së iu hoq shpërblimi për figurën artistike. Ky mekanizëm financiar e uli me 30- 40% mbështetjen financiare të artistëve (aktorë, regjisorë, skenografë etj). Prej vitit 1998, kur ministër Kulture ishte Kryeministri i sotëm Rama, ky mekanizëm zbuti krizën e madhe financiare ku ranë këto profesione kaq fisnike. Sot nuk duket se kriza e këtyre profesioneve ka kaluar dhe ky vendim, në fakt nuk reformoi, por rrënoi financat e artistëve dhe familjeve të tyre. Pasi ia hoqi këtë mbështetje, Mirela na bën apel për kushtet e vështira të artistëve.

Reforma e Çulit e vulosur nga Mirela në TK nuk ua ktheu artistëve 90% të biletave. Ky an- gazhim ishte një nga mundësitë më të mira për rritjen e buxhetit të TK-së, i cili nga viti në vit zvogëlohet. Mendoj se kur flasim për reforma nuk nënkuptohen vetëm shkurtime vendesh pune, shkurtime fondesh. Reformat duhen shoqëruar me mekanizma dhe politika stimuluese që favorizojnë krijimtarinë. Po Mirela në vend që të merret me këto çështje, bën apel për kushtet e vështira të artistëve.

Këto ditë, Mirela foli edhe për sallën e re, ku qeveria do të zhvendosë TK-në deri sa të ndërtohet një sallë dinjitoze. Unë nuk di të jetë konsultuar dikush nga komuniteti nëse do të jetë e mundur që një ambient industrial të kthehet në një sallë të denjë për TK. Nuk është çështja vetëm

te ndërtesa dhe hapësira e spektatorëve, por tek akustika (problem tepër i vështirë), oxhaku i skenës, xhepat e saj etj. Përpjekja e fundit për ndërtimin e një salle teatri u bë te Piramida, gjë e cila rezultoi një katastrofë dhe një nga ideatorët ishte vëllai i Mirelës, Arbeni. Si përfundim, pasi u hoqi shpërblimet, nuk u dha 90% i premtuar dhe projekton një zhvendosje pa garanci. Mirela kërkon të shkojmë në teatër dhe t’i mirëkuptojmë artistët, sepse punojnë në kushte të vështira. Pyetja është: Kush i pruri në këto kushte dhe a po punon Mirela që t’i përmirësojë ato?

Është e habitshme se si të gjithë drejtuesit e sotëm të institucioneve kulturore sillen pak a shumë si pronarë të tyre. Papritur, sapo i marrin në dorë këto institucione, u hipën një frymëzim për krijimtari sa nuk ndalen, duke shfrytëzuar të gjitha burimet dhe mbështetjen e duhur për të arritur maja në krijimtarinë e tyre artistike. Rasti i fundit është premiera e Çulit në TK, ku u vendos rekord 3.5 muaj për realizimin e një premiere, kur koha normale është 1.5 muaj për një produksion. Kjo, siç thashë më lart, ndodh me shumë drejtues institucionesh. Megjithëse janë zgjedhur për të menaxhuar krijimtarinë e të tjerëve, ata i shërbejnë krijimtarisë së tyre. Ndaluni për një moment dhe do të shikoni se ky është një paradoks që ndodh çdo ditë. Dikush mund të thotë se në këto institucione, krijimtarinë e zgjedhin bordet dhe jo drejtorët. Mund të jetë dhe kështu, por nuk e kuptoj p.sh. se si repertorin e TK-së mund ta zgjedhin pesë gazetarë. Interesimit tim

për këtë anomali MK (Ministria e Kulturës) iu përgjigj se TK ( Teatri Kombëtar) është institucion i pavarur dhe ministria nuk ndërhyn. Nëse është i pavarur, si shpjegohet atëherë që në bordin e TK-së voton këshilltarja për median e ministres së Kulturës. Mos vallë si një garanci për pavarësi institucionale? Drejtori Çuli nuk ka asnjë koncept kuratorial që të justifikojë repertorin e TK-së. Iniciativa për dramën shqipe, propaganduar me bujë, përfundoi si një flluskë sapuni, sepse nuk

ishte një program i vërtetë nxitës për dramën shqipe, por thjesht lexim në vapën e korrikut. Kur nisi punën, Mirela pati diskutime dhe biseda të shpeshta me përfaqësues të komunitetit të artistëve. Dy vjet pasi u bë ministre nuk ka më asnjë takim, debat, forum apo ndonjë formë publike për shkëmbim idesh. Madje edhe në daljet televizive Mirela preferon monologun në vend të dialogut. E keni vënë re se Mirela flet si drejtuese fondacioni: Kemi dhënë para këtu dhe atje, ky institucion ka arritur këtë apo atë sukses. Nuk flet për politika, por për financime. E gjithë energjia e MK-së është drejtuar nga institucionet shtetërore dhe nuk ka asnjë iniciativë për skenën e pava- rur apo audiencat e reja. Flitet për ndërtesa dhe rikonstruksione, por nuk mendohet se çfarë do të shihet në ato skena. Flitet për kalendarë të përbashkët me Kosovën, por nuk flitet për bashkëprodhime. Asnjë strategji se si do ia dalim që produktet tona artistike t’i bëjmë kompetitive në skenat ndërkombëtare për të dalë më në fund nga izolimi kulturor. Nxjerrja e TK nga ETC (Konventa Europiane e Teatrit) menjëherë sapo Mirela mori detyrën, është një dëm ka- tastrofik, që e thellon këtë izolim. Flitet për të rinj në art, por jo për art të të rinjve. Mirela sapo mori në dorë MK-në shkatërroi Qendrën e Artit, të vetmin sukses politik të artistëve pas viteve ‘90. Proces i nisur kur ministër Kulture ishte Edi Rama. Ky institucion u jepte vetë artistëve mundësi të ndanin buxhetin e tyre, duke ulur influencën e ministrit dhe të politikës. Mirela e mbylli me pretekstin se kishte korrupsion. Në atë kohë pati akuza për korrupsion në shumë ministri, por asnjëra nuk u mbyll. Në fakt, mbyllja e Qendrës së Artit i dha mundësi vetë Mirelës të ketë kontroll të plotë mbi të gjithë mekanizmin e shpërndarjes dhe mbështetjes së projekteve. Përzgjedhja dhe financimi i projekteve bëhet, sipas Mirelës, nga një kolegjium i përbërë prej specialistë të ministrisë. Askush nuk e di se cilët janë dhe çfarë kualifikimi kanë për gjykimin e veprave të artistëve profesionistë. Sigurisht që duke qenë punonjës të ministrisë, liria e tyre për zgjedhje fillon dhe mbaron te shijet e ministres, e cila e drejton këtë kolegjium.

Një fakt. Viti 1998-2000, Edi Rama, ministër Kulture, në Tiranë vepronin pesë kompani të pavarura teatri (OAZ, PUBLIMEDIA, PO, PRINCI I VOGËL, ATELIER 31). Viti 2013-2015, Mirela Kumbaro, ministre Kulture, në Tiranë veprojnë 0 kompani të pavarura teatri.

Ndoshta nën shembullin e reformave të thella, si ajo në Arsim dhe Drejtësi, ka ardhur koha që sistemi të zgjedhë drejtuesit e institucioneve dhe jo politika. A është e mundur kjo? Shembulli i Çulit, i politizuar çdo ditë e më shumë, nuk lë vend për shumë optimizëm.

Në mbyllje, pak matematikë për Mirelën dhe ata që i ka zënë histeria e shitjes 100% të biletave në TK: Kur një salle i heq gjysmën e ulëseve (nga 540 në 270), shitjen e biletave mund ta bësh më shpejt, por kjo s’do të thotë që janë shitur më shumë. Regjisori Çuli mund të ketë realizuar një shfaqje shumë të mirë dhe kjo gjë duhet përgëzuar, madje dhe mbështetur, por drejtori Çuli duhet të dijë se suksesi i një shfaqjeje nuk propagandohet si rendimenti i misrit me kv/ha. 



22 Comments

  1. BRAVOOOOOOOO! Te pergezoj

    BRAVOOOOOOOO! Te pergezoj shume ,  Me argumente te faktuara na tregon edhe nje here  se c'monster drejton Ministrine e Kultures dhe pastaj monsteren tjeter qe kjo e Ministrise  ve ne krye te aktoreve…

  2. Ky po qe eshte artikull!

    Ky po qe eshte artikull! Bravo autorit, respekte nga nje lexues i papolitizuar!

  3. Altin Basha, përgëzimet e mia
    Altin Basha, përgëzimet e mia. Uroj që gjithë difektet e vëna në dukje nga Ju, një ditë të eleminohen. Uroj që Arti në Shqipëri të shkëlqej dhe dramës ose krijmtarisë shqiptari t’ i jepet hapësira e duhur.

  4. Fiks te njejten gje kjo

    Fiks te njejten gje kjo ministre kaq "elegante ne paraqitje" e ka aplikuar dhe ne fushen e arkeologjise. Projektet arkeologjike tashme aprovohen nga nje bord ne krye te te cilit qendron ministria dhe ne perberje te te cilit mungojne njerezit me formimin e duhur per te gjykuar projektet……ndersa arkeologjine e shpetimit e ka kthyer ne nje makine qe i sjell leke e ku nuk merret vesh cbehet me pas me objektete e zbuluara……dhe ato qe ruhen mbesin ne "sunduke" pasi nuk kane specialiste per ti studiuar;;……pfffffff……

  5. problem te tille gjen edhe ne
    problem te tille gjen edhe ne teatrin e kkukullave me drejtoresh MONIKA LUBONJEN ku vetem para 1 muaji ka bere nje audicion dhe ka futur si te brendshme ESI KAME gruan e ERION KAMES me bindje te forta rilindase.nderkohe qe ka 1 vit eksperience kur te tjere me nga 6 apo 8 vjet eksperience nuk fitojne pra cdo gje eshte formale dhe cv qemund te ket dikush nuk ka vlere njesoj si ne operen e baletit ku drejtori i trupes se baletit brenda ketij institucioni ILIR KERNI eshte me skolle te mesme baleti nderkohe qe rregulli dhe ligji kerkojne qe as nje balerin te mos jete pa diplome te shkolles se lart te koreografis.ja pra cfare ndodh ne kete vend ku astu si Culi, Kico, , Monika etj nuk pyesin per vlera apo profesionalizem por sipas postit tregojen harbuter dhe te paedukat.njerez qe perfaqesojne artin nje nga treguesit dhe prezantuesit por dhe percues te kultures traditave qe ne kemi tek rriturit apo femijet nepermjet artit.

  6. Pergezime,eshte artikulli me

    Pergezime,eshte artikulli me i mire qe kam lexuar per kete ngjarje dhe per situaten ku ndodhet TK.

  7. Artikulli me i mire qe mund



    Artikulli me i mire qe mund te kem lexuar ndonjehere per problematikat e teatrit. Po paaftesie e ke saj ministre eshte ne te gjitha fushat e kultures. Injorante emblematike qe do te mbahet mend me gjate se Ferdinand Xhaferri. 

  8. Pergezime, nje artikull qe i
    Pergezime, nje artikull qe i shkon deri ne zemer problemit.
    Dhe ta mendish i shkruar nga nje individ qe nga mengjesi ne darke perpiqet me emisionin Portokalli ti beje fresk Edit dhe te vec sulmon opoziten.
    Punet jane edhe me keq se çe menduam. Rilindja doli nje zhgenjim i madh.

  9. Je perpjekur ta ndertosh
    Je perpjekur ta ndertosh shkrimin me argumenta Altin dhe per nje publik qe nuk i di nga afer problemet e teatrit duket sikur I ke vene pikat mbi i. Por njerezit duket te dine se ti nuk do ta beje kete shkrim nese shfaqja jote do te ishte miratuar ne bordin i cili realisht nuk ka pese gazetare. Provat e Culit mund te kene zgjatur 3.5 muaj, por prodhuan nje shfaqje kater ore te gjate dhe me dublante, fakt te cilin lipsej ta permendje. Ky eshte teatri dhe ti s’duhet te shfaqesh xhelozi nga fakti qe ka nje perpjekje te qarte nga stafi drejtues per te hequr konceptin e portokallise nga teatri kombetar.

  10. Po gazetari s’ka asnje faj?
    Ne rrjetet sociale kam pare nje mesazh te gazetarit qe i drejtohej regjisores se teatrit: Na cave k . . . n. Edhe per kete e ka fajin Culi? E Kuptoni Ju se disa gazetare pretendojne te zgjedhin Presidentin,Kryeministrin,Kryetarin e Opozites, Kryeprokurorin, Kryebashkiakun,etj. Japin opinione te tyret dhe jo te publikut duke menduar se mendja e tyre eshte mendja e popullit. Keta jane gazetare apo gjobevenes dhe perfitues,shantazhues,etj.?????

  11. altufi altin me fjale te

    altufi altin me fjale te tjera po na thote "Shoke spunin e vrau  Miloja!"  se cfare tha gazetari e cfare tha ministri  apo edhe me keq kryeministri  ,e kemi pare me ze dhe figure te gjithe ne parlament teksa kolege te opozites flisnin ne foltore…po ti kap thelbin e problemit, vjedhjet dhe harbuterine e injoranteve qe kane zaptuar zyrat e shtetit….boll i bere fresk se edhe ti je i perfshire ne te demtuarit e medhenj prej rilindjes  se qelbesirave.

  12. Papi,ky komenti qe ke bere ne

    Papi,ky komenti qe ke bere ne gjuhen e xhentellmeneve quhet "goditje nen brez".Kur nuk e mposht dot argumentin, godet ulet.Nga larg te njoh,por kam menduar se ti nuk je kaq meskin.Argumentimi yt vjen ere e rende e nje shkolle te vjeter mendimi.Nese ke arsyetuar keshtu edhe per projektet ne bordin e TK ku je anetar atehere mund te them se bordi nuk ka 5 gazetare, por 4 gazetare dhe nje xhuxh.

  13. Me vjen peshtire nga cinizmi

    Me vjen peshtire nga cinizmi i  personit qe shkruan me emrin Perparim Kabo. i denje per ne kabinetin rama.

  14. Dua te ndalem vetem ne dy

    Dua te ndalem vetem ne dy pika thjeshte per faktin se nuk kam asnje lloj konflikt interesi pasi nuk kam paraqitur ndonje veper per aprovim e cila te me jete/ose mos pranuar.

    Altin te pergezoj qe kolone te shkrimit tend bere Pandin me gjithe tragjedine qe e shoqeroi ne ngadhenjim.

    Nese permendet Pandi dhe ajo çfarë Pandi beri, nuk ka me vend te permendesh Çulin… Nje kremastar qe mban çdo lloj xhakete siper nuk ka asnje vlere me shume se aq. 

    E sa per zotin Perparim Kabo qe nuk kam fatin ta njoh as nga afer e as nga larg do i thoja persa i perket konceptit te Portokallise ne Teatrin Kombetar…

    Zoti Kabo, mund te mos jem dakort me shume gjera ne portokalli por Teatrit Kombetar i duhet patjeter nje vrull e rendiment portokallie qe te shkundet nga myku. ata qe bejne nje shfaqje ne jave jane heronj.  Por eshte krejt normale qe edhe sikur Bethoveni te ishte gjalle e te punonte cdo dite nuk do bente çdo jave nga nje simfoni te nente, por melodi do kishte, muzike do kishte.

    sa per Mirelen mendoj se flet mjaft Kumbari

     

     

     

  15. filozof antropolog dhe kritik arti

    Dua te bej nje sqarim te nevojshem pasi e bera me zotin Altin Basha te cili e vleresoj per artin dhe pune qe kyen. Dikush ne kete faqe te nderuar eshte shprehur kunder nje shkrimi te zotit Basha duke permendur emrin tim.Kjo eshte nje gje e ulet dhe e cnderon ate qe e ka bere…dil nga emri im dhe fol me emrin tuaj. Aq me teper duhet te dije ky person se nuk mund te me vere ne goje nje menyre shprehje qe eshte larg menyres sime. Zoti Basha ka vene Moxartin ne skenen e Theatrit Kombetar duke sjellur nje kryeveer botrore ne menyre brilante..ky eshte opinioni i Perparim Kabos…I ftoj te gjithe qe edhe kur dikush shkruan ta lexojme me vemendje…

    Altin te faleminderit per mirekuptimin e gjetur!

  16. Teatri Kombetar eshte vetem
    Teatri Kombetar eshte vetem nje cope e kesaj fasade te piset qe mbulon gjithe institucionet kombetare. Kam te afert nje anetar bordi ne galerine kombetare dhe sa here qe mblidhen degjojne nje teveqel te pashkolluar qe udheheq institucionin. Me siguri Kumbaroja e shkrete nuk e di se dhe drejtori i glerise eshte me shkolle te mesme per violine, te pakten Kerni ka mbaruar per balet. Reforma ne arsim duhet te prek edhe keta drejtor qe i ka vendosur Rama. Sa per reformen ne institucionet kulturore, kjo nuk ka per te ndodhur per sa kohe Ministria drejtohet nga nje kopjuese e shemtuar e stilit te kryeministrit. Askush nuk mendon dhe nuk eshte i afte te beje nje reforme, per aq kohe sa gjithe energjine dhe fondet i perdorin vetem per fasada meditike. Do te vazhdojne dhe per pak kohe Culerit te drejtojne kulturen por do te vije edhe dita qe do te kujtohen vetem si nje enderr qeshareke ne institucionet kulturore. Respekt per njerzit dhe artistet e heshtur si Pandi Toce, turp per Kumbarot qe promovojne paaftesine. Shkrimi i Z. Basha nje inkurajim i shkelqyer per te gjithe artistet e vertete te ketij vendi. Bravo!

  17. Eshte e turpshme qe drejtori
    Eshte e turpshme qe drejtori i teatrit, vete i madherishmi Culi, shkruan komente duke perdorur emrin e nje kritiku si Z. Kabo. Dallohet fare qarte qe flet Culi per vepren e vete hahahaha…Dallohet qarte stili i tij i te shprehurit. Sa turp!
    Eshte shume me ndershme te shkruash dhe perballesh me emrin tend o DREJTOR!!!

  18. TRUMPS

    Tipik stili ala rama, qe eshte i afte te beje lloj lloj intrigash vetem per te realizuar qellimet e tij te mbrapshta. E njejta gje po ndodh me culin dhe kumbarin e tij ne ministrine e kultures,por pa minimumin e kultures…burracak e i pabese,  edhe anonim kur shfaqesh, njihesh .e E kupton qe  mungojne  opinionet per "mrekulline " Culi dhe  perdor emra   qe ka reputacion,,per te plotesuar ate boshllek te mah qe kene mendesi dhe kulture.

  19. …. për të gjitha “reformat”
    …. për të gjitha “reformat” që mashtrojnë mëndjen e gjithë popullsisë aguridhe të lindjes (edhe të vëndeve që kërkojnë pranvera me ngjyra)…. po ju tregoj fabulën e berberit tim Filipit…: në një kongres zbulimesh një shkencëtar mediokër (si rrumpallat qeveritare tonat me gjithë këshilltarët).. po mburrej që kishte shpikur një aparat që sheh matanë murit… qeshën kolegët me qesëndi dhe i thanë: ajo gjë është shpikur që në fillimet e njeriut është dritarja..!?!?.. pra analizues të dashur (shkrues dhe lexues)… kemi pasur teatër prestigjoz ku kemi parë Brehtin, Shekspirin, ….. tani kemi rrecka… mos u mundoni të shpikni….

  20. Koment
    Altin Basha je nje nga regjisoret me te mire ne vend. Bravo per artikullin.

  21. [email protected]

    po rri,or andrea cino,ketu flitet per art e kulture dhe jo per halabaklleqe,qe ti je i zoti te besh.mos dil me ne shessh te mejdanit,se na peshtirosh.

  22. per ish teatrin kombetar
    Komplimemtet e mia Altin per artikullin pasi ke analizuar me se qarti kete realitetit te ndyre ku ka perfunduar teatri kombetar po ashtu edhe ai i kiqos!Teatri nuk ka nevoje per perversa si drejtore ervini casinose mund ta realizonte bukur rolin qe “iu ofrua” tek Vrasja e Maratit mjafton te luante vetveten por do bithe dhe kjo pune thote populli eee shpresojme ta realizoje te I semuri per mend ose duke vene nje pjese ne spitalin psqiatrik .Mele dhe kiqon me vete vini se te heq nga puna eee