• |
ide | kryesore

A është e vërtetë se Mic Sokoli i vuri gjoksin topit

Arkiva, Dossier
Mic-Sokoli-650x358.jpg



Beteja e përgjakshme dhe legjendare e Slivovës në afërsi të Shtimes, e fundprillit të vitit 1881, kundër pushtuesve shekullorë osmanë, e ngriti në piedestalin e nderit dhe të lavdisë shqiptare, Mic Sokol Rama.

Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimjes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës, Mic Sokoli kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.

Të paktën kështu e njeh historia nga rrëfimet e veçanërisht nga këngët rapsodike që disa historianë i përligjin, raporton lajmi.net

Ky veprim i Mic Sokolit është portretizuar edhe në art, me krah të hapur, me plis në kokë, pa i trembur syri dhe duke qëndruar përball topit. Por a është e vërtetë krejt kjo çka thuhet e këndohet për Micin, apo rrëfimet kanë shkuar aq larg, saqë personaliteti i tij është mitizuar.

Historiani i njohur kosovar, Jahja Drançolli, si studiues i shkencave medievalistike dhe shkencave  ndihmëse të historisë, konsideron se kolegët e tij nuk duhet të merren me historinë në të gjitha periudhat e veta. Kjo sepse siç thotë ai për lajmi.net, është e vështirë të thellohet problematika.

Sidoqoftë, ai ka një mendim për personalitetin e Mic Sokolit. “Si njohës i metodologjisë shkencore, disa  personalitete të ndritshme të historisë tonë ndonjëherë janë ekzagjeruar. Këtej, është ekzagjeruar ndonjëherë edhe personaliteti i Micë Sokolit”, është shprehur Drançolli. /lajmi.net