• |
ide | kryesore

Ironia me biletat e urbanëve/ Jaguar për transport publik

Arkiva, Pikante
12670219_10156570764615624_7142678840266085118_n.jpg



Një nga aktivistët e shoqërisë civile ka gjetur sërish një mënyrë origjinale për të ironizuar me shtrenjtimin e çmimit të biletave të urbanëve në Tiranë. Zirkon Disha i kujtoi qeverisë "Jaguarët" luksozë që ajo ka porositur për zyrtarët e saj, ndërsa qytetarët duhet të paguajnë 40 lekë për të lëvizur me autobus. "Jaguar – Transport publik 20 lekë bileta", shkruhet në një fletë që ai kishte vendosur në një karrocë me kuzhineta, para kryeministrisë. /Lapsi.al