• |
ide | kryesore

Çudite e Kim Jong-unit, veturat, pianot, jahti, sherbyesit

Arkiva, Planet
kim-jong-un_3301436b.jpeg



Kim Jong-un mund të jetë një lider suprem, por njëkohesisht ai është edhe më i urryeri në glob. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha për supremacine e tij.

 
Lideri koreano-verior është një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe njëkohësisht është kthyer edhe në imazh të kinematografise hollivudiane për filmat komik.
 
Jeta e tij është shoqëruar me ulje dhe ngrije, por sa i perket shpenzimeve të luksit ai është një “i çmendur” materialist. Ja si është jeta e tij e çmendur sipas shifrave:
 
7 vjeç, Mosha kur Kim Jong-un mori Mercedesin e tij të parë
 
Po, ai ishte 7 vjec kur nisi t’i jepte makines për herë të parë dhe pikërisht një Mercedes Benz. Ndërsa tani, lideri suprem disponon më shume se 100 makina personale.
 
20, Numri i pianove në pronësi
 
Mbi të gjitha, Kim Jong-un është një i pasionuar pas muzikes dhe numri  që ai disponon i pianove është 20.
 
50-60 janë njerëzit që e shoqerojnë gjithmonë
 
Pas të gjitha pozave që i kemi parë liderit koreano-verior mund të themi se ai shoqerohet gjithnje nga njerez te afert me pushtetin, kryesisht nga miqtë e tij më të ngushtë, numri i të cilëve varion nga 50-60 njerëz. Natyrisht, siguria që e përshkon atë kur leviz nga njëri vend në tjetrin është shumë e madhe.
 
95 hapa është gjatesia e jahtit të tij
 
Kim Jong-un ka shpenzuar rreth 7 milion dollarë për të blerë një jaht luksoz, gjatësia e të cilit shkon afersisht në 100 hapa.
 
Sa milionë dollare ka shpenzuar Kim Jong-un për të përmiresuar jetën e tij luksoze
 
Nëse babai i tij njihej për shpenzime marramëndese, lideri i sotem e ka nxjerrur atë në “pension”. Në vetem një vit, Kim Jong-un ka shpenzuar 700 milion dollare për të përmirësuar jeten e tij individuale.
 
2012, Viti kur lideri suprem urdhëroi ekzekutimin e xhaxhait të tij
 
Për të, rrethi familjar është i parëndësishem. Me ekzekutimin e xhaxhait të tij,  Kim Jong-un u tregoi njerëzve të tjerë dhe mbarë globit se ai është një njeri i pameshirshem ndaj askujt.
 
80000, Numri i te burgosurve ne Korene e Veriut
 
Sipas OKB, numri i njerezve që vuajnë dënimet në 4 kampe të ndryshme për të burgosurit politik në Korenë e Veriut varion nga 80000-120000 të burgosur, të cilët trajtohen jashtë çdo kushti njerëzor. /Marrë nga Idiokraci