• |
ide | kryesore

Elvana Gjata feston ditëlindjen, Lori Hoxha si fanse: (dua të bëhem) si Elvana

Arkiva, Paparazzi
image (99).jpeg



29-vjetori i Elvana Gjatës këtë 3 shkurt, nuk i ka shpëtuar asaj, trashëgimtares së Top Channel. Pavarësisht festimeve të këngëtares në Paris ku mblodhi mikeshat e ngushta Jonida Vokshin, Besa Kokëdhimën dhe të motrën, yll i muzikës shqiptare ka marrë sot urime virtuale, jo vetëm nga ndjekësit e thjeshtë. Dedikimi i Lori Hoxhës në Instagram, u duk si qershia mbi tortë.

“Gëzuar ditëlindjen të preferuarës time”- shkruan në anglisht 22-vjeçarja, ndërsa ‘hashtag’-u që përdori, duket se tregon adhurimin e Lorit për Elvanën. Njëjtë si fansat e këngëtares të cilët shpërthyen një vit më parë duke imituar idhullin e tyre, pastime që i shoqëruan me shprehjen “Si Elvana”, këtë herë është vetë Lori Hoxha, e cila duket se shpreh hapur ngjashmërinë që kërkon të ketë me Elvana Gjatën.