• |
ide | kryesore

Këngetarja seksi: Ma lypën deputetë të PS, të PD dhe të partive të vogla!

Arkiva, Paparazzi
12299294_16619289507.27016_9062741089867395724_n.jpg



Xhesika Ndoj, këngëtarja që tregoi politikanët që i bënë oferta për seks, tregoi më shumë detaje në një intervistë për “Panoramën”. Ka pasur edhe ministra që i kanë ofruar para për të bërë seks, tregon ajo. Ndoj sqaron se deputetët që i kërkuan seks janë edhe nga PD, edhe nga PS.

Nga cila parti kanë qenë deputetët që ju kanë ngacmuar?

Nga të gjitha partitë. Ky që po flasim është nga Partia Socialiste dhe është nga zona e Veriut.

Po ndonjë ministër, a ju ka ngacmuar?

Po, më ka ngacmuar vjet një ministër (qesh).

Edhe ky i PS-së?

Jo, ky ministri vjen nga partitë më të vogla.

Se nuk po na del asnjë deputet që ju ka ngacmuar nga PD-ja…

Ka plot edhe nga PD-ja, mos kini merak (qesh). Nuk mbaj asnjë anë, se nuk më ka interesuar asnjëherë politika.