• |
ide | kryesore

5 vendet më të frikshme në botë (FOTO)

Arkiva, Planet
foto10.jpg



Një përmbledhje e 5 vendeve më të frikshme në botë, të cilat zgjerojnë frikën tonë por edhe shtojnë kureshtjen tonë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në një tempull të mbuluar më mijëra minj, në një ishull të mbushur me gjarpërinj vdekjeprurës, në një vend të quajtur Quora janë zbuluar disa nga pamjet më shqetësuese, kocka të njerëzve të grumbulluara në tokë.

Vendi i mbushur me skelete të njerëzve

Në vitin 1942, një hulumtues i pyllit pranë liqenit të Indisë, bëri një shëtitje në këtë zonë. Roopkund, zonë e cila shtrihet në 5.029 metra mbi detare. Kjo pjesë gjendet afër maleve gjigante të Himalajeve. Gjatë rrugëtimit të tij ai zbuloi një liqe të mbushur me skelete të njerëzve.

 

Këto kocka u zbuluan kur u shkri akulli gjatë periudhës së vetës. Hulumtuesi tregon se ka parë edhe disa prej skeleteve me mish dhe me flokë. Kush, apo çka i kishte vrarë kaq shumë njerëz, duke e kthyer liqenin në lartësi të mëdha mbidetare, ku zona është komplet e pabanuar – kush e ktheu këtë vend në varrezë masive?

Ekspertët antropolog kanë spekuluar se Liqeni i Skeletit u krijua për shkak të epidemive të ndryshme të kohës, ose gjasat qëndrojnë se ka pasur rrëshqitje të mëdha të tokës, ku ka quar në vrasjen e mijëra personave.

Një ekspeditë që u bë në vitin 2004 ka ofruar më shumë të dhëna drejtë kësaj. Këto skelete ishin të rreth 200/300 njerëzve që datojnë nga shekulli i 9-të.

Atyre iu panë edhe unaza, këpucë lëkure dhe shkopinj bambuje. Por sipas ekspertëve, duket se ata kanë vdekur në të njëjtën mënyrë, nga goditjet në kokë nga një objekt i rrumbullakët, e që nuk besohet se ishte armë.

 

Të gjithë këta trupa të gjetur, sipas shkencëtareve, kanë vdekur nga ndonjë stuhi e madhe.

Ekspedita të shumta shpesh kanë hasur në skelete të njerëzve në këtë zonë, por stina e verës i tregon të gjitha. Liqeni i Skeletit zbulohet gjatë kohës së verës, vetëm kur akulli shkrihet.

Ishulli i mbushur me gjarpërinj  helmues që shkrin mishin e njeriut

Brazil, Ilha da Queimada, është shpallur vend i ndalur për njerëzimin. Kjo për shkak se ishulli është i mbushur me gjarpërinj helmues dhe ndodhet 33 kilometra larg shtetit të Sao Paulo.

 

Për këtë arsye edhe u quajt Ishulli i Gjarprit. Gjarpërinjtë quhen Insularis, por janë të njohur edhe me emrin lanceheads. Kanë kokë të arta dhe janë një specie shumë e rrezikshme. Thuhet se vendi është i mbushur me 4000 gjarpërinj të tillë. Ushtria braziliane ka mbyllur ishullin në vitin 1920 për t’i mbrojtur njerëzit nga këta gjarpërinj vdekjeprurës.

Ky lloj i gjarpërinjve rritet më shumë se gjysmë metre, kurse helmi që ai lëshon, shkrin brenda sekondave mishin e njeriut. Sipas disa vlerësimeve, gjarpërinjtë të tillë në këtë zonë ka çdo metër katror të ishullit.

Tempulli i Minjve të zi

Ky tempull gjendet në një zonë fetare, por edhe turistike, Karni Mata Temple, në Indi.

 

I quajtur Tempulli i Minjve, i vendosur thellë në shkretëtirën Thar Rajasthan, gjendet rreth 200 mijë minj të zi e që shëtisin lirshëm në këtë vend të adhurimit indian. Mijëra pelegrin fetar por edhe turistë kurioz, vizitojnë tempullin çdo vit.

Sipas një legjende lokale, nipi i hyrisë hinduse, Karni Mata u mbyt në një pellg, Karni Mata kërkoi nga zoti ta vrasë atë, por ta ringjallë si një mi.

 

Ferri i Tokës

Një ekspeditë shkencore për këtë zonë, shkoi tmerrësisht keq. Në vitin 1971, një grup shkencëtarësh sovjetik, kanë shkuar atje sepse mendonin se kjo zonë ishte një fushë e naftës e që gjendet në mes të Karakum’it dhe shkretëtirës së Turkmenistanit.

 

Në fakt, toka ishte fushë masive e gazit natyror. Pas një rrëshqitje të madhe të tokës, gëlltiti kampin e shkencëtarëve dhe vrau të gjithë ata. Në fakt, ky gaz natyror ishte gaz metan helmues. Ata u futën në gojën e zjarrit dhe helmit.

 

Kjo ngjarje ndodhi katër dekada më parë. Sot, kjo zonë është 70 metra e gjerë dhe 30 metra e thellë me krater vullkanor i cili vazhdon ende të frikësojë vendasit se mos do të shpërthej ndonjë ditë. Ata e quajnë këtë humnerë të rrezikshme të zjarrit – Dera e Ferrit.

Ishulli i kukullave të humbura

Isla de las Munecas, njihet si vend fatkeq i mbushur me kukulla të humbura.

 

 

Sipas një legjende lokale, një vajzë e mbytur në kanalet e Xichimilco në qytetin e Meksikës, thuhet se pas vdekjes së saj, kukulla e saj u gjet në një breg të një ishulli të vogël në kanalin ku ajo vdiq2. Pas kësaj, kujdestari i ishullit, Don Julian Santana Barrera, filloi të mbushë ishullin me kukulla në shenjë kujdese të saj.

Ishulli i kukullave, tani është i dedikuar për shpirtin e humbur të vajzës së vogël, që vdekja e saj thuhet se ishte në rrethana të çuditshme.

 

Vendasit thonë se në këto kukulla gjendet shpirti i vajzës së vdekur. Kjo gjë, i ka joshur vizitorët çdo vit.

Por, ky nuk është fundi i këtij tregimi. Rreth 50 vite më parë, pas mbledhjes së kukullave që u varën në atë ishull, u gjet kujdestari i ishullit, Barrera i vdekur në zonën ku ishe mbytur vajza e vogël dekada më parë.

Që nga vdekja e Barrera’s në vitin 2001, ishulli është vizituar nga qindra vizitorë – disa prej tyre sjellin edhe kukullat e tyre për t’i varur tek grumbulli i kukullave të tjera. /GazetaExpress.