• |
ide | kryesore

Këngëtarja që ia lypin politikanët: Nga Kryeministria më ofruan para, të zbuloj emrin e deputetit të PD-së

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Xhesika Ndoj e vënë në qendër të mediave për shkak të deklaratave se politikanë të ndryshëm shqiptarë ia kanë lypur me para, vazhdon me të njëjtën histori, në përpjekje për të kërkuar famën.

Ajo tha se deputeti është i Partisë Demokratike, rreth të 40-tave i martuar dhe nga Veriu. Gjithashtu ajo tha se dikush që ishte prezantuar si punonjës i Kryeministrisë, i kishte ofruar para që t’i tregonte emrin e deputetit të PD-së, por ajo kishte refuzuar.

Këto deklarata Ndoji i ka bërë në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”. Ajo tha se do ta zbulojë emrin e deputetit të PD-së vetëm nëse i jep një përgjigje pozitive.

Ajo tha se lidhjet e këngëtarëve me deputetët janë normale dhe se shoqet e saj kanë të dashur deputetë të majtë dhe të djathtë të martuar, të cilët u heqin shpenzimet.