• |
ide | kryesore

Linda Halimi nuk kualifikohet mes 24 më të mirëve të “American Idol”

Arkiva, Paparazzi
linda halimi.jpg



Këngëtarja nga Kosova Lindita dhe nëna e re beqare, La’Porcha, u përballën për vendin e fundit të mbetur në grupin e 24 konkurentët, të cilët kaluan në fazën tjetër të “American Idol”. Interpretimi i Linda Halimit në skenën e talent show-t të famshëm, elektrizoi publikun. Zgjedhja e hitit të njohur të Jessie J, tregoi dhe njëherë vlerat vokale të shqiptares. Nga ana tjetër, La’Porcha solli një interpretim soul, që fillimisht u duk se nuk pati impaktin e duhur tek juria. Por momenti final, surprizoi jo pak këngëtaren shqiptare, e cila ishte vlerësuar në të shkuarën maksimalisht nga audienca e American Idol. Kantaurtori Chris Rock dha verditktin e juries në favor të La’Porcha. Mes lotësh, Linda Halimi mbylli kapitullin për të qenë idhulli i amerikanëve. Por siç u shpreh më pas, këngëtarja shqiptare, tani është gati të nisë një karrierë me materiale origjinale, në rrugën drejt ëndrrës amerikane.

 

Rrugetimi im ne American Idol perfundoi sonte.. Ishin momente ekstremisht emocionale per mua sic e pate te gjithe. Kemi…

Posted by Linda Halimi on Thursday, February 4, 2016