• |
ide | kryesore

Rikthehet Varufakis/Këtë herë për të reformuar Europën

Arkiva, Planet
IMG_20160207_215609.jpg



Në prag të prezantimit zyrtar të partisë së re DiEM25 (Democracy in Europe Movement 2025 – Lëvizja për Demokraci në Europës 2025), që do të bëhet më 9 shkurt në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ish ministri grek i financave, Janis Varufakis, ka publikuar menifestin e partisë, për “demokratizimin e Europës”. “Fatkeqësisht sot, një burokraci e përbashkët dhe një monedhë e përbashkët, po i përçajnë popujt që kishin nisur të bashkohen, megjithë diversitetin e tyre gjuhësor dhe kulturor. Një aleancë e pashenjtë politikanësh dritëshkurtër, “teknokratësh” që nuk e kanë idenë e ekonomisë, u përulen sistematikisht pretendimeve të interesave oligarkike dhe bankare, duke i izoluar qytetarët e Europës dhe duke shkaktuar sulme të rrezikshme të një anti-europianzmi nacionalist”, nënvizon manifesti. DiEM25 paraqet katër stade, konkretizimi i të cilave –sipas manifestit-, mund të krijojë një Bashkim Europian demokratik deri në vitin 2025. – Transparencë e plotë në marrjen e vendimeve, ndërmjet të tjerash, me transmetime diekte të diskuztimeve në Eurogrup dhe në Ecofin. – Një plan total i përballimit të krizës ekonomike të eurozonës brenda traktateve të BE. – Sansionim i Asamblesë Kushtetuese të Përfaqësuesve Europianë për hartimin e një kushtetute për Europën. – Zbatim i vendimeve të Asamblesë Kushtetuese, deri më 2015. Më tej, manifesti prezanton katër parimet e paertisë mbareuropiane: 1- Asnjë komb europian nuk mund të jetë i lirë nëse shkelet demokracia e një kombi tjetër. 2- Asnjë komb europian nuk mund të jetojë me dinjitet, nëse një kombi tjetër ia mohojnë dinjitetin. 3- Asnjë komb europian nuk mund të shpresojë për prosperitet, nëse një komb tjetër detyrohet të ketë përgjithmonë paaftësi paguese dhe recesion ekonomik. 4- Prosperiteti kërkon zhvillim që të ndërlidhet me zhvillimin njerëzor dhe ekuilibrin mjedisor. DiEM25 thotë se objektivat e kësaj partie janë: – Demokratizimi i Bashkimit Europian. – Dhënia fund shndërrimit të të gjithë raporteve në marrëdhënie pushteti. – Burokracia e Brukselit t’i nënshtrohet vullnetit të popullit sovran europian. – Politizimi rishtas i rregullave që përshkojnë tregun e përbashkët.