• |
ide | kryesore

Një tjetër këngëtare rrëfen: Ish të dashurit ministër i dogja makinën para 9 muajsh

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Pas zhurmës që shkaktuan deklaratat e njëpasnjëshme të këngëtares bjonde nga Puka e cila tha se një deputet ia kishte lypur me para, një tjetër veriore duket se kërkon vëmendje nga historitë rozë me politikanë. Gugu, të cilën e pamë për herë të parë disa javë të shkuara në Zonë e Lirë, ka rrëfyer për revistën “Story” se ndryshe nga Xhesika, ajo e ka përjetuar një romancë me një nga ministrat aktualë. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij.

“Kam djegur makinën e të dashurit, për të cilin mund të them vetëm se është një nga ministrat aktualë. Emrin s’mund ta them, sepse është i martuar dhe s’dua ta shkatërroj karrierën që sapo kam nisur. Nuk jap dot shumë informacione për këtë histori, edhe pse shumë njerëz e dinë çfarë ndodhi para 9 muajsh”, – ka rrëfyer ajo.