• |
ide | kryesore

Skulptura greke me laptop në dorë?

Arkiva, Planet
s_1454845105-5209529.jpg



A ka mundësi që në lashtësi të ketë ekzistuar një teknologji e përparuar, e cila më pas sesi u zhduk disi, për t’u “zbuluar” më pas përsëri?
 Sipas shumë analistëve, objekti i cili shihet në këtë skulpturë antike greke, nuk është asgjë tjetër, pos një laptop. Sido që të jetë, kjo pamje misterioze është një skulpturë e vjetër greke e një funerali, që daton rreth vitit 100 para erës së re, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
Aty shihet një vajzë e re duke mbajtur një objekt misterioz, i cili shikohet nga një grua më e vjetër, që qëndron para saj. Kjo skulpturë tani gjendet në Malibu të Kalifornisë. Kjo nuk është skulptura e vetme dhe artefakti i vetëm që na bën të mendojmë se, në lashtësi, mund të ketë ekzistuar një teknologji e përparuar. Vetë ekzistimi i strukturave masive, sikur që janë piramidat, mund të shpjegohet vetëm me ekzistimin e një teknologjie të përparuar.