• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vetëvrasjes së kuzhinierit më të mirë në botë

Arkiva, Planet
3500.jpg



Zbulohet shkaku i vdekjes së ‘kuzhinierit më të mirë në botë’, i cili u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij javën e kaluar. Sipas mediave, mësohet se Benoit Violier ka rënë viktimë e një skeme të madhe mashtrimi me verën që e kishte vënë atë në vështirësi të konsiderueshme financiare. 44 vjeçari, kreu vetëvrasje të dielën e kaluar, duke mos lënë asnjë shënim për arsyet e veprimit. Por tani është pohuar se ai ishte kohët e funfit në telashe të konsiderueshme financiare, pavarësisht suksesit të dukshëm të restorantit të tij në Crissier, pranë Lozanës në Zvicër. Sipas njoftimeve, kuzhinieri i njohur ra viktimë e një skeme ku verërat e rralla me çmime që varionin prej 14,000 Paund deri në 27,500 Paund u janë shitur restoranteve, por ato kurrë nuk kishin marrë në dorëzim pijet./Express/