• |
ide | kryesore

Gardiania liron të burgosurin dhe arratiset me të

Arkiva, Planet
arratisje-587x355.jpg



Një gardiane e burgut në Dietikon të Cyrihut (Limmattal) ka ndihmuar një të burgosur sirian për të ikur. Kjo ka ndodhur në natën në mes të hënës dhe të martës, njoftojnë mediet zvicerane. Ende nuk dihet nëse gardiania 32 vjeçare Angela  Magdici ka pasur lidhje intime me sirianin 27 vjeçar Hasan Kiko, por mediat shkruajnë për një “afërsi” mes tyre.

Sipas njohurive të para që dalin nga një komunikatë e Zyrës për institucionet korrektuese (burgjet) të Kantonit të Cyrihut ajo e ka liruar të burgosurin nga qelia e tij rreth mesnatës së mbrëmshme. Ndërkohë bëhet e ditur se ka informacione se së bashku me të burgosurin është arratisur edhe gardiania dhe të dy tashmë ndodhen jashtë shtetit.

Siç shkruajnë mediet zvicerane, Angela është marrë herë pas here në mënyrë aktive me boks. Personi që ka ikur nga burgu po e vuante dënimin prej 4 vitesh burg për përdhunim seksual, por dënimi ende nuk ishte bërë i plotfuqishëm. Policia e Kantonit të Cyrihut ka urdhëruar ndjekje për të dy personat./albinfo.ch/