• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Si i humbi Çani 20 kg në 7 muaj (video)

Arkiva, Paparazzi
IMG_20160209_011757.jpg



Në të paktat intervista publike, këtë fundjavë Arian Çani ka zbuluar sekretin e dietës që e solli në formë pas kileve të tepërta që kishte fituar kohët e fundit. Në një intervistë për Ekspress Rozë (shih videon poshte nga min 17 17 deri min 33 00);, Çani ka treguar se nuk praktikoi ndonjë dietë të rreptë siç mund të mendohet, por ngaqë nuk po e duronte dot peshën që kishte fituar, vendosi të hiqte dorë nga disa prej “kënaqësive” të përditshmërisë: “E bëra me qëllim, sepse nuk po duroja dot mbipeshën që kisha dhe vendosa të braktis të gjitha veset e mia, që kishin të bënin me një gotë verë apo me ushqim të tepruar pas pune. Ndaj hyra në dietë, duke iu rikthyer vrapit dhe sportit. Tani ndihem shumë mirë me veten, ndihem më lehtë, sepse për 7 muaj kam humbur 20 kg”,- ka thënë Çani. Pavarësisht se vrapin e kishte praktikuar edhe më parë, nuk ishte i rregullt me aktivitet fizik, tha ai, ndërsa tani që ka humbur shumë kile, ka vendosur që të vazhdojë ta praktikojë sportin.