• |
ide | kryesore

Shën Valentini i Arminës dhe Shkëlzenit, showgirli: Darkë intime në Tiranë

Arkiva, Paparazzi
asdfghvb.JPG
Jeta e Armina Mevlanit është plot romantizëm dhe këtë ish-Miss Shqipëria na e ka rrëfyer nëpërmjet publikimit të fotove në rrjetet sociale, apo deklaratat publike. Por këtë herë Armina ka preferuar të jetë e rezervuar kur është fjala për atë që duhet të jetë mbrëmja më romantike e vitit, Shën Valentinin. E pyetur nga “Bluetooth” se cila është dhurata që i ka bërë partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, modelja ka refuzuar ta zbulojë. Megjithatë ajo nuk ka nguruar të tregojë se për këtë mbrëmje të veçantë ka organizuar një darkë intime në Tiranë.
“Do të jemi në Tiranë dhe do organizojmë një darkë intime” është shprehur modelja. Armina dhe Shkëlzeni tashmë prej disa vitesh po jetojnë një romancë. E ndërsa në fillim të këtij raporti janë përpjekur që ta mbajnë të fshehtë, çifti nuk i shpëtoi vëmendjes mediatike. Gjatë dy viteve të fundit ata bashkëjetojnë e shfaqen kudo bashkë, madje heraherës edhe duke zbuluar emocionet dhe ndjenjat për njëri-tjetrin publikisht.
Ndërkohë, në një intervistë të fundit për “Bluetooth”, Armina zbuloi edhe planet e çiftit për një martesë të afërt, por ende nuk ka një kohë të përcaktuar se kur do të ndodhë ceremonia e dasmës./ bluetooth/
 

Kthehu